11:03 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokati Gylsen Zhllima: Arrestimi i Veliajt me hije dyshimi, arresti i tij i shërben Partisë Socialiste dhe Edi Ramës

17:38 | 17/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati Gylsen Zhllima: Arrestimi i Veliajt me hije dyshimi, arresti i tij i shërben Partisë Socialiste dhe Edi Ramës

Avokati Gylsen Zhllima ka komentuar në një intervistë për Fax News zhvillimet e fundit politike dhe juridike në vend, veçanërisht në lidhje me procesin zgjedhor të 11 majit dhe hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Zhllima bëri me dije se KAS ka pranuar ankimimin e disa partive politike për verifikimin e procesit të votimit dhe theksoi rëndësinë që ka një rinumërim korrekt për të garantuar integritetin e zgjedhjeve.

“Nëse konstatojmë tjetërsim të votës, do të kemi hapa seriozë juridikë. Mund të çojë deri në vendime penale dhe hapjen e çështjeve që prekin direkt legjitimitetin e votimeve,” – u shpreh Zhllima.

Sipas tij, vendimmarrja që do të vijë nga KQZ është thelbësorë, ndërsa theksoi se anëtarët e KAS dhe Komisioneri vijnë nga Parlamenti dhe janë të detyruar të ruajnë balancën institucionale.

Gjithashtu Zhllima ka dhënë një analizë lidhur me arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkaq, ai u shpreh se çdo masë sigurie duhet të mbështetet në fakte dhe elementë ligjorë të plotë.

“Arrestimi i Veliajt, nëse bëhet pa ekzistuar të gjitha kushtet ligjore, është një akt skandaloz. Nëse mungon një nga pikat ligjore, masa e arrestit duhet rrëzuar. Fillimisht duhet bërë llogaritja e pasurive të tij dhe sekuestrim i aseteve, jo burgosje politike,” – deklaroi avokati.

Ai nënvizoi se arrestimet për korrupsion dhe pastrim parash duhet të trajtohen me seriozitet të plotë, jo për qëllime politike.

Për Zhllimën, masat ndaj Veliajt mund t’i shërbejnë më shumë Partisë Socialiste dhe kryeministrit Rama sesa drejtësisë.

“Masa e sigurisë ndaj Veliajt ka hije të mëdha dyshimi. Kjo nuk i shërben drejtësisë, por është një manovër që i leverdis Ramës dhe Partisë Socialiste,” – theksoi ai.

Pas

Itali/ Shqiptari ‘inteligjent’, e fshihte kokainën në të çarat e mureve, para se t’ua shiste përdoruesve! Karabinierët e fusin në kurth

Para

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Para
Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

Sulmet Izrael-Iran, Trump mbledh Kabinetin e Sigurisë

 



Të Fundit

Tregu i fondeve të investimit në rritje: Mbi 67 miliardë lekë asete dhe 40 mijë investitorë në tremujorin e parë të 2025-s

Lufta Izrael-Iran/ Shpërthime në rezidencën e ambasadorit norvegjez në Tel Aviv, rritet numri i raketave iraniane drejt Izraelit

Raketat ruse godasin Odesën, 86 dronë sulmojnë qiellin e Ukrainës gjatë natës

Izraeli paralajmëron Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Italia përgjaket nga larje hesapesh në trafikun e drogës, plagosen rëndë dy persona, dyshohet të jenë shqiptarë

Qëllohet me armë lokali i ish-shoferit të prokurorit, i arrestuar më parë për armë pa leje

Mal i Zi/ Aksident me motor për Vlade Divacin, legjenda e basketbollit shtrohet në spital

Durrës/ Finalizohet operacioni “Lekaj”: Zbulohen 1200 bimë kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Java e dytë e përplasjes Izrael-Iran, Europa shton përpjekjet për zgjidhje diplomatike

Detaje nga ngjarja në Fushë-Krujë, në drejtim të lokalit u qëllua me 15 plumba kallashnikovi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.