07:18 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Avokati i Haradinajt këmbëngul: Nuk do të ketë ekstradim në Serbi

08:22 | 25/01/2017
në Flash, Kosova, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arrestimi i Haradinajt, nënkryetari i AAK-së: Mund të ketë gisht politika vendore

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministër i vendit, i cili u arrestua në Francë më 4 janar, nuk do të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ashtu si deklaroi ditë më parë udhëheqësi i Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi.

Kështu ka thënë për “Zërin” Arianit Koci, avokat i Haradinajt, i cili ka vlerësuar se Serbia është duke e zvarritur procesin, megjithatë siç ka thënë ai, shumë shpejt pritet që i pari i AAK-së të kthehet në Kosovë.

Nga ana tjetër, përfaqësues të këtij subjekti kanë vlerësuar se Serbia pa kurrfarë fakti po i stërzgjat procedurat qëllimisht, që ta dëmtojë ish-kryeministrin në fjalë.

Milan Petroviq, kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, tha para pak ditësh se ka gjasa që Haradinaj të ekstradohet në Gjykatën Speciale. Petroviq tha për “Deutsche Welle”-n se një mundësi e tillë ekziston sado që kjo gjë nuk është përmendur në publik.

Kurse Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se deklarata e Milan Petroviqit, udhëheqësit të Prokurorisë Speciale për Krime Lufte në Serbi, se Haradinaj do të ekstradohet në Gjykatën Speciale nuk është e vërtetë.

“Ai për ‘Deutsche Welle’-n ka deklaruar se z. Haradinaj mund t’i dorëzohet Gjykatës Speciale të posaformuar dhe se, sipas tij, po parafrazoj, ky opsion është i mundshëm dhe çdoherë po përmendet më shumë. Kjo natyrisht nuk është e vërtetë”, ka deklaruar ai për “Zërin”. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: haradinajkosovarajoni
Pas

Aurela Hoxha takon sërish Di Caprion? Ja çfarë shkruan ajo

Para

OSHEE ndërpret energjinë, Durrësi do të vuajë sot edhe mungesën e ujit

Para
OSHEE ndërpret energjinë, Durrësi do të vuajë sot edhe mungesën e ujit

OSHEE ndërpret energjinë, Durrësi do të vuajë sot edhe mungesën e ujit

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.