00:52 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Avokati i mori 8 mijë euro, Përmbarimi  dhe policia i nxjerrin djalin paraplegjik nga banesa (VIDEO)

21:32 | 03/03/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati i mori 8 mijë euro, Përmbarimi  dhe policia i nxjerrin djalin paraplegjik nga banesa (VIDEO)

Drama e familjes Toska nuk mbyllet vetëm me skandalin në drejtësi, ku avokati i mori 8 mijë euro, me pretendimin për t’ua dhënë gjyqtarëve, por rrëzimi i kërkesë-padisë, i hapi rrugën përmbarimit për ta nxjerrën nga shtëpia babanë me djalin me aftësi të kufizuara. Pa pasur parasysh gjendjen e të sëmurit, Përmbarimi, duke u mbështetur nga policia, e nxori jashtë pa praninë e asnjë punonjësi social dhe e la atë në mes të katër rrugëve pa asnjë kujdestar

Ndërhyrja e përmbarimit u krye në fillim të muajit shkurt, kur përmbaruesi privat, Fatos Alimadhi, shkoi me mbështetjen e policisë për ta nxjerrë nga shtëpia Rexhep Toskën. Fiks Fare tregoi sesi u krye ekzekutimi i vendimit, ku fillimisht u shoqërua në policia Toska për kundërshtim të veprimeve përmbarimore.

Pas tij, policia dhe përmbaruesi nxorën jashtë djalin pa praninë asnjë punonjësi social ose psikologu. Por, Toska është i vetmi kujdestar i djalit të sëmurë, i cili u la në mes të katër rrugëve, pavarësisht sesi përmbaruesi privat, ashtu edhe policia thanë se do të gjenin një zgjidhje për të.

Pas kësaj, djali u la në hyrjen e pallatit dhe i vetmi që kujdesej për të ishte një i afërm, i cili u ndodh aty në momentin e ekzekutimit të vendimit.

Djali, i cili është paraplegjik dhe me aftësi të kufizuara, u la gjithë ditën pa ushqim, pa ujë dhe ajo që është më e rëndësishme, pa ilaçe, ndërkohë që kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga spitali. Përmbaruesi dhe policia qëndruan larg vendit ku ishte lënë i sëmuri, ndërsa tentonin ta çonin në spital, me qëllim që të cilësonin urdhrin e gjykatës të ekzekutuar, pa marrë parasysh gjendjen e të sëmurit.

Përmbaruesi tha se do mundohet të gjejë një zgjidhje, ndërkohë që njoftonte ambulancën, me qëllim për ta çuar në spital. Tri ambulanca u njoftuan nga policia dhe përmbaruesi, por ato nuk pranuan ta marrin të sëmurin, pasi sipas tyre, ai nuk ishte për urgjencë, por për kishte nevojë për punonjës të shërbimit social.

Në një moment dhe më të rëndë, policia tenton ta fusë të sëmurin në bagazhin e furgonit të policisë, pasi sipas tyre do e çonin në komisariat, një veprim i kundërligjshëm për këtë shtresë në nevojë.

Më pas, policia tentoi ta çojë të sëmurin në zyrën e përmbarimit, por mjekët thanë se nuk ishte kompetencë e tyre.

Gjatë gjithë këtyre tentativave, pothuajse nga paraditja deri në mbrëmje vonë, babai i të sëmurit u mbajt në furgon dhe nuk u la në dhomat e shoqërimit në komisariatin nr. 3.

Vetëm në mbrëmje, atij iu mor një deklaratë dhe u lirua, ndërkohë që përmbarimi dhe policia ishin larguar nga vendi i ekzekutimit të vendimit, duke e lënë vetëm personin e sëmurë.

Pas lirimit, Rexhep Toska u kthye tek i biri dhe bashkë thanë se do të kalonin natën nën qiell të hapur, në kushtet që askush nuk u jep të drejtë, pavarësisht se shtëpinë e kanë blerë me dokumente të rregullta, madje, kanë bërë dhe pagesat përkatëse.

Avokati i Toskës, Eduard Mullaraj, i cilësoi veprimet e përmbaruesit dhe të policisë të kundërligjshme, pasi ishin të njëanshme dhe nuk morën parasysh gjendjen e djalit të sëmurë./Top Channel


Etiketa: avokatidjali paraplegjikfiks farePermbarimi
Pas

Mogherini pas takimit me Ramën: Ia thashë edhe Metës, jam kundër bojkotit të Parlamentit. Kush vonon Vettingun të mbajë përgjegjësi

Para

UEFA lë jashtë Barçën, kalojnë Real e Manchester City, ja parashikimet për Champions

Para
UEFA lë jashtë Barçën, kalojnë Real e Manchester City, ja parashikimet për Champions

UEFA lë jashtë Barçën, kalojnë Real e Manchester City, ja parashikimet për Champions

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.