05:11 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Avokati i Popullit “fut në sherr” koalicionin qeverisës. PS: “Të rihapet procesi” Kundërshton LSI

14:11 | 28/12/2016
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati i Popullit “fut në sherr” koalicionin qeverisës. PS: “Të rihapet procesi” Kundërshton LSI

Komisioni i Ligjeve vendosi së fundmi rihapjen e procesit të aplikimeve për Avokatin e Popullit për një periudhë 20-ditore për shkak të numrit të pakët të kandidaturave.

Vendimi u mor pas shqetësimit që ngritën anëtarët e Partisë Socialiste, të cilët u shprehën se shumë persona nuk i janë bashkuar këtij procesi për shkak se njoftimi i shërbimit të Kuvendit ka qenë i pamjaftueshëm.

“Mandati i Avokatit të Popullit ka përfunduar por ligji për këtë institucion nuk krijon vakum. Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit kalon në disa faza. Shpallja publike e vendit vakant bëhet nga Kuvendi. Kjo faze është përmbushur. Në datën 22 shtator 2016 është bërë shpallja e vakancës. Afati i dorëzimit të dokumenteve ka qenë një muaj. Kanë shprehur dëshirë 6 kandidatura. Denar Veshaj dhe Jordan Daci janë skualifkuar pasi sollën dokumentet jashtë afatit. Një zonjë është tërhequr nga gara. Ardjan Licaj, Igli Totozani dhe Altin Goxhaj janë tre kandidaturat për Avokat Populli. Ka pasur shqetësime për njoftimin. Propozoj që Kuvendi të rihapë procesin e aplikimeve për një periudhë 20-ditore që të bëhen pjesë e këtij procesi edhe të tjerët. Nuk shtrohet problemi që deri tani ka pasur paligjshmëri. Unë shtrova faktin a konsiderohet njoftim publik vetëm njoftimi i grupeve parlamentare dhe njoftimi online në faqen e Kuvendit për të pasur një pjesëmarrje më të gjerë. 22 janari 2017 është afati kur mund të mbyllet procesi kështu që jemi brenda afatit”, është shprehur deputeti Manja.

Por sipas Petrit Vasilit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk ishte e nevojshme marrja në konsideratë e këtij propozimi pasi sipas tij nuk paraqitet nevoja e ndjekjes së procedurave ekstra ligjore. Me argumentin se askush nuk është ankuar për procesin e aplikimit, nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje ekstra ligjore.

“Në ditën që mbaron afati dhe një grup tjetër interesi thotë se nuk ka pasur njoftim të plotë të procesit ne do rihapim sërish procesin? Duhet të jemi të kujdesshëm. Çfarë standardi ndjekim me ato persona që respektuan procedurën? Propozoj të mos marrim vendim sot. Të konsultohemi me shërbimet e Kuvendit dhe pastaj të marrim vendim”, ka argumentuar Vasili.

Nga ana tjetër, sipas deputetit Xhafaj, komisioni nuk ka bërë asnjë procedurë dhe vetëm shërbimi ka shpallur vakancën: “Komisioni është i vonuar e pranoj. Mendoj se në këtë rast nuk jemi para një diskriminimi negative”. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: avokati i popullitkandidaturaLSIps
Pas

Tiranës i shtohet një tjetër treg, Veliaj promovon produktet e vendit dhe fton qytetarët

Para

Takaj refuzoi një yll argjentinas për Agostinelin

Para
Takaj refuzoi një yll argjentinas për Agostinelin

Takaj refuzoi një yll argjentinas për Agostinelin

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.