Ditën e sotme, Avokati i Popullit vendosi në favor të banorëve të Radhimës të cilët u përplasen me IKMT-në në vitin 2019 duke tentuar të ndalojnë prishjen e 60 objekteve.
Meta shkoi në Vlorë ditën e sotme, nga ku ai theksoi se Avokati i Popullit ka gjetur një sërë shkeljesh për sa i përket prishjes së 60 objekteve.
Ai më tej u ndal dhe te audio-përgjimi i Artan Lames, duke u shprehur se natyra e “Rilindjes” është që t;iua fusin qytetarëve pasi t’i marrin votart.
“Vendimet e Kadastrës kanë qenë të pajustifikuara. IKMT ka ndëshkuar pa të drejtë qytetarët. Objektet kanë qenë të deklaruara pte legalizimet deri në vitin 2015. Bashkia Vlorë ka arritur deri aty sa ka thënë që nuk ka dijeni për shkeljen. Organet kanë gjetur një sërë shkeljesh të drejtave të njeriut. Ato fakte që qytetarët u ankuan te Presidenti rezultuan të vërteta. Përpjekjet që ka bërë zoti Damian i cili i takoi qytetarët vetëm pasi ata u takuan me Presidentin dhe i premtoi se do i japi zgjidhje. Të gjithë shqiptarët që kanë probleme me legalizimet e morën përgjigjen nga përgjimet e Artan Lamës. Ai porosiste vartësit nga 170 mijë do legalizojmë vetëm 60 mijë por nuk do iu themi qytetarëve se nuk na japin votat. Pra t’iu marrim votat dhe t’iua fusim pas zgjedhjeve sicc e kanë të rilindjes në karakter”, deklaroi Meta.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post