05:16 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Avokati i Popullit sërish thirrje për Komisionet e Vettingun, i paktë interesi i qytetarëve

13:49 | 17/03/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati i Popullit sërish thirrje për Komisionet e Vettingun, i paktë interesi i qytetarëve

Në fakt edhe pse thirrjet për tu bërë pjesë në institucionet e Vettingut janë bërë të shpeshta interesi i qytetarëve ka qenë i pakët. Sërish sot zyra e Avokatit të Popullit ka bërë thirrje për aplikime në vendet vakante.

Duhet thënë se Reforma në Drejtësi është e vonuar me hapat e saj pasi ligjërisht këto Komisione tashmë duhet të ishin ngritur. 

THIRRJE PËR PLOTËSIM TË DOKUMENTACIONIT PËR KANDIDATËT QË NUK KANË PËRMBUSHUR KRITERET FORMALE PËR SHKAK TË MUNGESËS SË DOKUMENTACIONIT TË KËRKUAR LIGJOR, PËR POZICIONET E ANËTARËVE TË INSTITUCIONEVE TË RIVLERËSIMIT KALIMTAR TË GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Avokati i Popullit, në zbatim të pikave 1 dhe 2 të Vendimit nr.18/2017 të Kuvendit të Shqipërisë, “ Për kthimin e dosjeve të kandidatëve që kanë shprehur interesin për të kandiduar për institucionet e Rivlerësimit tek Avokati i Popullit për riplotësim të dokumentacionit”, të nenit 71 të Kodit të Procedurave Administrative, si dhe neneve 6 dhe 7 të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” shpall thirrjen për kandidatët që nuk kanë përmbushur kriteret formale, të paraqesin plotësimin e dokumentacionit të kërkuar ligjor për pozicionet e anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Të gjithë kandidatët aplikante për institucionet e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që nuk kanë përmbushur kriteret formale për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës, ftohen të plotësojnë këtë dokumentacion brenda një afati 7 ditor, duke filluar nga data 20.03.2017 deri në datë 27.03.2017, sipas njoftimit përkatës publik të institucionit të Avokatit të Popullit.

Kandidatët aplikantë duhet të dorëzojnë dokumentacionin plotësues në një prej formave si më poshtë:

1- Paraqitjes së kandidatëve pranë institucionit të Avokatit të Popullit në adresën: Bulevardi “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë zyra e protokollit, brenda datës 27.03.2017 ora: 08:30-20:30.

2- Plotësimin e dokumentacionit dërguar me postë zyrtare në adresën: Bul. “Zhan D’Ark”, nr. 2, Tiranë. Aplikimi në rrugë postare duhet të kryhet brenda afateve ligjore të aplikimit dhe duhet të vërtetohet me fletë-mandatin e lëshuar nga institucioni përkatës postar brenda datës 27.03.2017.

3- Plotësim dokumentacioni përmes postës elektronike në adresën: [email protected] brenda datës 27.03.2017 ora 23:59. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: avokati i popullitinteresi i qytetarevekomisionet e vettingutthirrje
Pas

”E fillove detyrën Saimir dhe e mbylle Saikeq!”

Para

Hidhet shorti për Europa League, përballjet interesante mes skuadrave

Para
Hidhet shorti për Europa League, përballjet interesante mes skuadrave

Hidhet shorti për Europa League, përballjet interesante mes skuadrave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.