Një avokat në Itali ka rënë viktimë e dy zhvatësve një shqiptar dhe një i huaj, të cilët i kanë kërkuar një përqindje të lartë për huanë e dhënë. Avokati nga Gjykata e Frosinones kërkoi 50 mijë euro për të trajtuar gruan e tij të sëmurë.Norma e interesit të cilin ata kishin aplikuar arrinte të paktën 100%, ndërsa avokati duhej ta paguante me këste, ata e kërcënonin vazhdimisht.
Nga ana tjetër ata nuk donin të dëgjonin për këtë dhe filluan ta kërcënonin avokatin. Avokati i ndjerë e bllokuar, kishte marrë guximin për t’iu drejtuar karabinierëve duke zbuluar edhe se çfarë po ndodhte me të. Në përfundim të hetimeve të dy zhvatësit përfunduan në gjyq. Seanca do të mbahet më 19 mars të vitit tjetër.
(J.D/Faxweb.al)