23:22 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokati Lapaj për Faxweb.al: Policia të ketë kujdes, të arrestuarit të drejtë për të njoftuar familjarët

15:02 | 01/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avokati Lapaj për Faxweb.al: Policia të ketë kujdes, të arrestuarit të drejtë për të njoftuar familjarët

Avokati dhe aktivisti Adriatik Lapaj ka folur në lidhje me arrestimet në Kukës të bëra pas protestës së dhunshme që u zhvillua në rrugën e kombit.

I kontaktuar nga Faxweb.al, Lapaj u shpreh se po shkelet Kushtetuta, pasi të parët që duhet të ishin lajmëruar për vendodhjen e të arrestuarve duhet të ishin familjarët.

“Në zbatim të Kushtetutës kanë të drejtën që në çdo moment të shoqërimit dhe arrestimit të njoftojnë familjarët në lidhje me shoqërimin dhe arrestimin dhe vendin ku ndodhen.

Secili prej të arrestuarve, shoqëruarve apo të ndaluarëve, pasi janë tre cilësime të ndryshme juridike, kanë të drejtën për të zgjedhur një mbrojtës që do të thotë automatikisht duhet përcaktuar edhe vendi se ku është ai pasi duhet zgjehdur një mbrojtës.

Gjykoj se Policia e Shtetit është struktura e sigurisë që ne si qytetarë kemi përcaktuar përmes kuadrit tonë ligjor dhe financojmë çdo ditë përmes detyrimeve tona tatimore, që të jetë garant i jetës shëndetit dhe pronës së qytetarëve në Republikën e Shqipërisë. Dhe kur themi garant, themi për të gjithë njësoj, pa dallime etnike, feje, apo besimit politik. Pra policia e shtetit duhet të jetë  e barazlarguar nga palët, nuk duhet të përdoret politikisht dhe duhet të jetë garant edhe i atyre qytetarëve që mendojnë se u është zaptuar prona publike duke u vendosur taksa për të hyrë dhe për të dalë nga shtëpia e tyre,”- u shpreh avokati Adriatik Lapaj.

I pyetur për transferimin e të arrestuarve drejt Tiranës, Lapaj u përgjigj se nxjerrja jashtë rrethit e të arrestuarve kërkon disa proçedura përkatëse.

“Normalisht arrestimi, shoqërimi dhe ndalimi bëhet në bazë të veprimeve proçeduriale të kryera nga Prokuroria e rrethit Gjyqësor Kukës dhe ai është organi kompetent përsa i takon kompetencës funskionale dhe juridiksionale për të kryer veprime.

Transferimi i qytetarëve jashtë veprimeve proçeduriale të Prokuroria e rrethit Gjyqësor Kukës dhe transferimi i këtyre qytetarëve jashtë rrethit pa kryerjen e këtyre procedurave do të ishte një shkelje e rëndë e ligjit.

Nuk e dimë si janë bërë se ne nuk e dimë ku janë se mund të jenë bërë proçedurat dhe më pas të jenë tranferuar në Tiranë pasi situata është problematike, por në çdo rast duhet të informohet opinioni publik përsa i takon kësaj çështjeje, pikë së pari familjarët,”- tha Lapaj.

Lapaj gjithashtu ka komentuar ngjarjet e ditëve të fundit duke i mëshuar ndryshimit të modelit qeverisës.

“Qeveria e Republikës së Shqipërisë me në krye Kryeministrin e s aj nuk duhet t’i mëshojë të keqes dhe nuk duhet të vendosë në shtetrrethime banorët e një pjese të republikës. Ne nuk paguajmë taksa që të dhunohen qytetarët e republikës tonë që mendojnë se po u bëhet një padrejtësi. Kjo zgjidhet me negociatë, me bindje të popullsisë,dhe me reflektim nga ana e qeverisë për të vednosur të drejtën pasi të flasin edhe ekspertët.

Gjëja e fundit që do thosha në lidhje me këtë çështje është që ne nuk mund të instalojmë në Shqipëri një model qeverisës i cili të detyron të pagush detyrime të pajustifikueshme tatimore nën forcën e dhunës  dhe të armës.

Këto quhen regjime diktatoriale dhe nëse në Shqipëri mendohet të instalohet një regjim diktatorial, populli shqiptar është mjaftueshëm i pjekur me dekoracinë tashëm që të mos e lejojë atë,”- përfundoi aktivisti Lapaj.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: Adriatik LapajarrestimefaxwebKukes
Pas

Kapen 600 kg në Orikum, destinacioni mendohet të ketë qenë Italia

Para

Pasi intervistoi gruan e parë të Fatos Nanos, rrëfehet Rudina Xhunga: Më ndodhi një gjë e tmerrshme

Para
Pasi intervistoi gruan e parë të Fatos Nanos, rrëfehet Rudina Xhunga: Më ndodhi një gjë e tmerrshme

Pasi intervistoi gruan e parë të Fatos Nanos, rrëfehet Rudina Xhunga: Më ndodhi një gjë e tmerrshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.