Ditën e sotme në një lidhje me Skype ka qenë avokati Ledio Braho i cili ka diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. PS do të ketë dy anetarë në KZAZ, partia e Tom Doshit një anëtar, PD dy anëtarë dhe një do e ketë edhe PL, duke e përkthyer këtë në realitetin politik shqiptar.
Gazetarja e Fax News e pyet Brahon se çfarë do të thotë?
Braho: Në realitetin politik shqiptar kjo është një vendimëmarrje e njëjtë me zgjedhjet e 25 prilli 2021, përbërja e KZAZ do të jetë e njëjtë pasi në dispozitat transzitore të Kodit Zgjedhor është parashikuar që për zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 dhe për zgjedhjet lokale të vitit 2023 do të jetë e njëjta formulë për KZAZ referuar kjo rezultateve të mëparshme të zgjedhjeve. Me sa kam dijeni ditën e nesërme do të hidhet shorti për anëtarin e 7-të pasi gjysmat e KZAZ do i ketë PD dhe gjysmat PS, diku kanë dy e diku kanë tre anëtarë KZAZ forcat kryesore të mazhorancës dhe opozitës. Kodi Zgjedhor përcakton detyrimin që KZAZ-të të formohen të ngrihen deri 90 ditë para ditës së zgjedhjeve.
Prandaj komisioneri shtetëror i zgjedhjeve ka lënë 29 janarin si ditën e fundit që partitë politike të cilat kanë të drejtë të zgjedhin anëtarët, të paraqesin emrat për çdo KZAZ në Shqipëri.
Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve ka të drejtën e vendimmarrjes, duke përcaktuar partitë politike me vendim, i ka dhënë të drejtën partive politike të dërgojnë emrat dhe ata duhet të dërgojnë emrat në mënyrë të individualizuar. Komisioneri do marrë afat prej disa ditësh që të dalë në vendim për çdo KZAZ dhe vendimi përmban emrat për çdo anëtar.
Mosmarrëveshjet brenda Partisë Demokratike, besoj se kjo është një çështje që unë nuk mund të shprehem pasi mund të ketë mosmarrëveshje për regjistrimet por mund të jenë dhe objekt i vendimmarrjes së kastit.