Prej ditësh çështja e punimeve në Durrës nga Bashkia është kthyer në një nga më të debatueshmet. Ndërkaq sot në ‘’Të paekspozuarit’’ e Ylli Rakipit është diskutuar kjo çështje. Të ftuar kanë qenë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, arkeologu Neritan Ceka, analistët Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.
Gjatë një lidhje për emisionin avokatja e shoqërisë civile, Mirela Jorgo ka akuzuar kreun e bashkisë Durrës se po shkel ligjin, ndërsa u shpreh se punimet janë pezulluar pas kërkesës se depozituar nga Shoqëria Civile, por Vangjush Dako tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi punimet janë pezulluar nga vetë bashkia.
DEBATI:
Zonja Jorgo kë keni hedhur në gjyq?
Mirela Jorgo:Ne kemi 2 muaj që luftojmë për projektin ‘Veliera’ dhe shkeljet që janë bërë aty. Kallëzimi i parë është bërë në 20 janar dhe më as kemi bërë kallëzimin e dytë.
Kë keni paditur?
Mirela Jorgo: Ne kemi paditur bashkinë e Durrësit sepse po shkel ligjin me ndërtimin e sheshit ‘Velieria’. Prokuroria vendosi të nisë hetimet. Pas kërkesës për masë pezullimi janë pezulluar punimet.
Çfarë mendoni ju zoti Dako dhe çfarë i thoni avokates?
Vangjush Dako: Ajo ka të drejtën e saj të bëje çfarë të dojë kur mendon se ne jemi duke realizuar një shkelje. Por të gjitha fjalët e atij insertit që ju transmetuat unë nuk jam dakord sepse nuk është e vërtetë. Vendimin për pezullimin e punimeve e kemi marrë në 3 shkurt, kur ne ishim duke gërmuar, arkeologët kanë konstatuar gjurmë dhe kanë nisur gërmimet arkeologjike. Shiriti skenë krimi është vendosur nga Shoqëria Civile.
Pra ju pezulluat vetë punimet, por kush e ka për detyrë ta bëjë këtë punë?
Vangjush Dako: Kemi një marrëveshje më ministrisë dhe me instatancat e tjera përkatëse.
Mirela Jorgo: Në datën 22 nëntor 2016 keni një vendim, investitor duhet të njihet paraprakisht.
Vangjush Dako: Investitori është bashkia e Durrësit.
Mirela Jorgo: Aktmarrëveshja tre palëshe është hartuar në 23 janar.
Vangjush Dako: Ne kemi një marrëveshje për çdo gërmim që kryhet brenda territorit në Durrësit për çdo zonë arkeologjike.
Neritan Ceka: Kjo marrëveshje është e pavlefshme. Instituti i Arkeologjisë nuk bën këto gjëra. Nju është instituti i Arkeologjisë që bën kërkimet dhe gërmimet në zonë B. Në momentin kur ju nisni punimet, ju duhet të bëni sondazhe arkeologjike.
Mirela Jorgo: Është vonë data 27, duhej më herët.
Vangjush Dako: Është vonë apo jo, do na e tregojë kjo ne. (I drejtohet avokates)
Mirela Jorgo: Punimet kanë nisur në nëntor. Leja ishte në dhjetor.
Vangjush Dako: Punimet kanë nisur në shkurt. Janë bërë të gjitha janë bërë sipas planit. Në 3 shkurt kanë nisur gërmimet. Jo më parë. Atë ditë kemi parë punimet arkeologjike.
Mirela Jorgo: Përse keni punuar dhe keni bërë diçka në shkelje të ligjit?
Vangjush Dako: Një pilotë ka qenë në rrugë. Ai që e ka bërë, ka gabuar me diçka. Kur nisëm gërmimet u pa që ishte gabuar me një pilotë. Pilotat e tjera nuk janë në zonën arkeologjike. Ato pilota shërbejnë që mos të shembet ndërtimi, janë ndërtuar në trotuare. Zoti Neritan unë mund të flas me letra, mund të shkoni dhe në vend. Ka pilota për gjatë gjithë rrugën, me të njëjtën vijë ndërtimi. Njëra prej tyre ka rënë në trupin e murit
Neritan Ceka: Po pranojmë se një prej pilotave është në zonën A. Zona A është dhe para zonës arkeologjike. Në Durrës është vënë vija.
Vangjush Dako: Vija është përcaktuar. Nga muri bizantin jemi larg 20-30 metra.
Neritan Ceka: Dako po më thua shumë gjëra të pavërteta. Vjen e më tregon përralla. Është turp.
Vangjush Dako: Unë komunikoj me shkresa.
Mirela Jorgo: Zoti Dako me pak fjalë, keni shkelje ligjore të projektimit, edhe pse ka emrin femëror ‘Veliera’, që dhe të ishte e brishtë, është veç beton. Në zonën arkeologjike A është e ndaluar që të ndërtohet me ligj çdo lloj ndërtimi. Ai është ndërtim i pastër dhe jo rikonstruksion.
Vangjush Dako: Është mobilim urban.
Mirela Jorgo: Me këtë projekt shkelet ligji dhe neni 43 pika 1.
Moderatori Ylli Rakipi denoncoi publikisht nga studio e emisionit se dje grupi i xhirimit të “Të paeskpozuarit” kanë parë nga afër se si punohej në këtë zonë, pavarësisht pezullimit të saj me vendim gjykata.
Ylli Rakipi: Dje në orën 18:00 ka pasur punime në atë zonë.
Vangjush Dako: Kanë qenë në jashtë zonës. Atje punohet gjithë kohës.
Ylli Rakipi: Ti po thua që futen gjithë ditën dhe gjithë natës.
Vangjush Dako: Në zonën arkeologjike s’do ketë punime. Ne jemi duke punuar në zonën tjetër, s‘ka lidhje. Jemi duke punuar në zonën ku nuk jemi të bllokuar. Ne jemi pezulluar në një sipërfaqe tjetër.