Një avokate është shprehur se më në fund ka gjetur një punë që bën për të.
Bëhet fjalë për Claudia de Marchi, e cila ka habitur të gjithë miqtë dhe klientët e saj kur papritur vendosi të lë pozicionin e saj të punës si avokate për të punuar prostitute.
Edhe pse asaj asnjëherë nuk i kanë munguar paratë është shprehur se më në fund ajo ka gjetur një punë që i jep edhe më shumë para se posti i avokates por njëkohësisht edhe kënaqësi.
Braziliania Claudia de Marchi, 34 vjeç, e la punën e saj të lartë si ekspert në të drejtën kushtetuese dhe u transferua në kryeqytetin e Brazilit dhe duke reklamuar shërbimet e profesionit të ri.
Marchi u transferua në kryeqytetin e Brazilit, ku në vend që të vazhdonte njohjen e ligjeve dhe qeverive të Brazilit, ajo filloi të ofrojë shërbime seksuale për biznesmenët dhe politikanët e pasur për 150 euro në orë raporton “Daily Mail”.
(B.N/Shuplaka)