00:46 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Avramolupos-Xhafaj: Do të bëjmë hapa të rëndësishëm në çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar dhe në integrimin e shqiptarëve.

15:11 | 06/12/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Avramolupos-Xhafaj: Do të bëjmë hapa të rëndësishëm në çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar dhe në integrimin e shqiptarëve.

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë, Dimitris Avramolupos. Takimi u bë në Bruksel.

Komisioneri Avramolupos përgëzoi Ministrinë e Brendshme për rezultatet e arritura deri tani në luftën kundër drogës. Gjithashtu i uroi dhe për menaxhimin e integruar të kufijve me synim frenimin e migracionit të parregullt dhe azilkërkimit të paligjshëm, luftën kundër krimit të organizuar.

Sipas komisionerit ky standard duhet të vijojë edhe në të ardhmen.

“Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti për mbarë rajonin. Një fqinj i mirë i vendit nga i cili unë vij dhe, në të ardhmen, anëtar i familjes europiane.

Zhvillova një takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë. Biseduam mbi të gjitha çështjet e lidhura me perspektivën europiane të Shqipërisë.”- u shpreh komisioneri.

Më tej Komisioneri për Migrimin, Punët e Brendshme dhe Shtetësinë i uroi sërish mirëseardhjen ministrit Xhafaj dhe dhe I premtoi mbërshtjete dhe përkrahje të plotë për Shqipërinë.

“Ndodhemi sot këtu për të punuar së bashku, në mënyrë që të kapërcejmë të gjitha çështjet dhe kërkesat që kërkohen për t’i hapur Shqipërisë dyert drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi shumë të angazhuar të rrisim dhe thellojmë bashkëpunimin tonë, në mënyrë që të arrijmë këtë moment. Ndaj sërish ju uroj mirëseardhjen, Z. Ministër! Jam i sigurt se do të kemi një bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmen në të gjitha nivelet.

Unë do të vijoj të mbështes dhe të jem krah Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
Mirë se vini!”- përfundoi Avramolupos.

Ministri I Brendshëm Fatmir Xhafaj u ashpreh se Komisioneri Avramolupos është një mik i Shqipërisë dhe I ka mbështetur gjithmonë ata.

“Ishte një kënaqësi e veçantë takimi me Komisionerin Avramolupos, sepse para së gjithash takova një mik shumë të mirë të Shqipërisë. Ai ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme për shqiptarët në çështjet e integrimit të tyre. Unë shpresoj dhe besoj që nën kujdesin e tij, me mbështetjen e tij, ne do të bëjmë hapa të rëndësishëm që kanë të bëjnë me çështjet e luftës ndaj krimit të organizuar, trajtimit të çështjeve të emigracionit të paligjshëm dhe një sërë çështjesh të tjera që na preokupojnë në rrugën tonë në integrimin në Bashkimin Europian.”- u shpreh Xhafaj.

Etiketa: brukselkomisionertakimxhafaj
Pas

Berisha takim me Romano Prodin: Korrupsioni dhe krimi, arsyeja që frenon investimet e huaja

Para

Rama nga Varshava: Kryeministrja shprehur bindjen se do na hapen bisedimet për në BE

Para
Rama nga Varshava: Kryeministrja shprehur bindjen se do na hapen bisedimet për në BE

Rama nga Varshava: Kryeministrja shprehur bindjen se do na hapen bisedimet për në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.