Bashkëpunimi me vendet e Ballkanit Perëndimor për sigurinë, mbrojtjen e kufijve të Bashkimit Europian dhe luftën kundër trafiqeve ka qenë një nga pikat e rëndësishme të takimit të ministrave të brendshëm të Bashkimit Europian në Bruksel. Komisioneri europian përgjegjës për migracionin, çështjet e brendshme dhe qytetarinë, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar, se bashkëpunimi me Ballkanin në këto aspekte është bërë më I rëndësishëm se kurrë.
“Së bashku me ministrat e brendshëm të Bashkimit Europian, ne diskutuam fushat në tê cilat bashkëpunimi me vendet e Ballkanit duhet të rritet, që kanë të bëjnë me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, trafikut tê armëve dhe trafiqeve të tjera, si dhe mbrojtjes së të huajve”, u shpreh Valentin Radev, ministri i Brendshëm bullgar.
Deklaratat e ministrit të brendshëm bullgar dhe komisionerit Avramopolos janë bërë gjatë konferencës për shtyp pas takimit të ministrave të brendshëm tê Bashkimit Europian në Bruksel, ku janë diskutuar disa çështje lidhur me sigurinë dhe luftën kundër terrorizmit në BE.
Burimi: Tv Klan