Fax News bën me dije se ditën e nesërme në orën 10:00 në ambientet e Hotel Tirana International do të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Mësohet se asambleja do të hapet me fjalimin e kryeministrit Edi Rama, i cili do të bëjë një përmbledhje të zhvillimeve të ditëve të fundit që nga rekomandimi pozitiv i KE e deri tek takimet e tij me kancelaren Merkel dhe deputetët e Bundestagut në Berlin. Gjithashtu bëhet me dije se gjatë asamblesë do të paraqitet raporti për ecurinë e procesit të bashkëqeverisjes dhe llogaridhënies publike.
Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS:
1. Fjala e kryetarit të Partisë Socialiste, kryeministrit Edi Rama.
2. Raportim mbi performancën e qeverisë. Bashkëngjitur informacion nga analizat e zhvilluara nga partia Socialiste dhe grupit parlamentar me çdo ministër të qeverisë.
3. Raportim i Koordinatorit Kombëtar, Elisa Spiropali, për ecurinë e deritanishme të procesit të bashkëqeverisjes.
4. Udhëzim për zhvillimin e Llogaridhënies Publike të qeverisjes qendrore dhe vendore “Puna për Shqipërinë që duam”, prej datës 1 maj deri më 30 qershor 2018.
5. Informacion për punën e deritanishme mbi analizën e performancës së qeverisjes vendore.
6. Informacion mbi punën e strukturave vendore të partisë për kryerjen e disa veprimtarive organizative për periudhën janar-prill 2018.
7. Vendim për kuotizacionin e anëtarësisë së Partisë Socialiste për vitin 2018.
8. Çështje të tjera.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS zhvillohet ditën e shtunë, datë 28.04.2018, ora 10:00, në ambientet e Hotel Tiranë Internacional.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post