Kryeministri Edi Rama do të nisë gjatë ditës së nesërme një vizitë dyditore në Kosovë, ku pritet që të takojë krerët më të lartë të shtetit, pas aktakuzave që janë ngritur ndaj presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.
Rama do ta nisi takimin me Fatmir Limajn, kryetar i Partisë Nisma Social-Demokrate në orën 13:15, drekë pune e shtruar nga Fatmir Limaj në orën 14:00.
Me pas kryeministri do të zhvillojë një takim në orën 15:00 t me Vjosa Osmanin, kryetare e Kuvendit. Në orën 16:00 Rama do të takojë kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin.
Në orën 18:00, Rama do të zhvillojë një takim me Kadri Veselin, kryetar i PDK-së dhe në orën 18:50 do të zhvillojë një takim me presidentin Hashim Thaçi.
Pas takimit me Ramën, Thaçi do të ketë një komunikim për mediat rreth orës 20:00 mbi aktakuzat e ngritura kundrejt tij.
Ish-kryeministri Sali Berisha në një shkrim të bërë publik dje, tha se Rama do të shkojë në Prishtinë për të ulur në një tryezë të përbashkët apo qoftë dhe për t’i takuar veças të gjithë liderët e Kosovës dhe për të paraqitur veten para botës ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.
Postimi i plotë: Ne Prishtine si misionar i Beogradit! Miq, mediat njoftojne se Esad Toptani i ri, duke shfrytezuar situaten pas aktakuzes se prokurorise se Gjykates Speciale te Hages ndaj presidentit te Kosoves dhe kryetarit te PDK, zoterinjve Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, do shkoje me dt 1 korrik ne nje vizite blic ne Prishtine per ti ulur ne nje tryeze te perbashket apo qofte dhe per ti takuar veças te gjithe lideret e Kosoves dhe per te paraqitur veten keshtu para botes ashtu siç do dhe Beogradi, si patron apo “big brother” i tyre.
Ky akt ne vetvete eshte nje sulm i ri ne nje dite te veshtire ndaj Kosoves. Miq, Edi Rama shkon ne Prishtine si nje provokator sepse vet ai eshte sot pas Enver Hoxhes sinonimi me i shemtuar i perçarjes kombetare.(Lexo më shumë)