Azet emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, është një ndër reperët më të sukseshëm dhe të komentuar nga mediat,i cili ka thyer të gjitha rekordet në top listat Gjermane. Pasi vuajti dënimin prej dy vitesh dhe tre muajsh vendosi të kthehej në Kosovë.
Gjatë këtij qëndrimi Azet ka pasur një mision të veçantë për familjet në nevojë të Kosovës. Djaloshi me prejardhje nga Orllani i Podujevës iu është gjendur pranë shumë familjeve kosovare në nevojë të madhe duke i ndihmuar me ushqime,sende personale duke ua lehtësuar paksa situatën që ndodheshin.
Nje pjesë të kësaj nisme ai vendosi ta ndajë me ndjekësit e tij në instagram. Ku në këtë postim nga misioni i tij ka treguar fansave dhe arsyen e vizitës së tij në Kosovë. Reperi i cili ka sfiduar gjithë skenën e repit gjerman flet në të gjitha këngët për Kosovën, famljen e tij, luftën prej të cilës u largua nga vendi ashtu sikurse edhe këndon shqip në disa prej projekteve.