I ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, ishte këngëtari i njohur, Ardit Çuni i cili gjatë emisionit dha një deklaratë që i habiti të gjithë të ftuarit dhe moderatoren, Bieta Sulo. “Kemi ngjarje të bukura në anën sentimentale”, tha Arditi. Bieta u bë kurioze dhe nisi ta pyeste këngëtarin duke zbuluar nga pak të vërtetën.
Arditi pranoi se është i dashuruar dhe tha se do të ketë një 2020 shumë të mirë. “Ndonjë fëmijë?”, e pyeti Bieta dhe pas saj edhe Mariza Ikonomi e cila ishte e ftuar. “Do bëhesh baba dhe nuk dimë gjë?”, e pyeti Mariza Arditin i cili u vendos në siklet.
“Asnjëherë nuk i dihet, tani do fillojnë portalet Arditi do bëhet baba”, tha këngëtari.