01:51 | 24/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Babagjysh mos ardhsh kurrë…

14:14 | 02/01/2017
në Te Gjitha
0
Babagjysh mos ardhsh kurrë…

Nga Ilir Hoxholli

Në shtëpinë tonë i vetmi gëzim ishin bakllavatë, pasi mamaja ime bënte dy dhe një tavë me kadaif. Të cilin ma rifreskoi një shofer taksie se për të siguruar një kilogramë kadaif u deshte të qëndroje tre ditë në rradhë tek një dyqan pranë 15-katëshit.

Dy kilogramë mollë, dy kilogramë portokalle dhe një pulë hungareze ishin racionet që babagjyshi komunizmit na afronte t’i blenim me paratë tona. Llokume, amareta dhe karamele zana për miqtë që fillonin vizita e datës 1 janar që në mëngjes.

Tavolina e pritjes me frutiere të racioneve të mollëve dhe portokalleve dhe dy thika të vogla për t’i qeruar. Zakonisht nuk i merrnin përveç atyre të “paturpshmëve” të fisit që ishin si më të emancipuar dhe i qëronin vetes dhe fëmijëve.

Frika kur mamaja hapte raftin ku ishin amaretat, karamelet, se do kuptonte se ishin ngrënë fshehurazi e t’i merrje një vështrim qortues. Ulje sytë si për të bërë paqe që mos kritikoheshe në sy të njerëzve. Babagjyshi në televizor vinte me realizime planesh me 200% në bujqësi, miniera, fabrika, novatorë që shpërbleheshin me fletë lavdërimi. I vetmi ishte komunizmi si fe materialiste por që shpërblimet i jepte “shpirtërore” me fleta falenderimi.

Pritnim orën 12 të natës, për të prit atë çunakun si vit i ri, që vinte me plane e premtime në % mbi shpatullat e një populli të lodhur. Ndaj Babagjyshi i një populli është krijimi me të cilin vetë shpikën metoda për të shtypur vetveten.

Kur kujtoj vitet e dikurshme them o Zot mos na sill babagjyshë të tillë që thesët i kishin të mbushur me pinokë prej druri të punuar nga puntorët, si të vetmit personazh të baba Karlos, me të cilin diktatura na edukonte.

 Falenderoni prindërit që bënin gjithçka t’jua zbukuronin atë ditë, që i ngjante një gëzimi se do mund të haje atë që sot e quajmë normalitet.

Një popull që harron nuk mund të falenderojë, jo njerëzit se ata i shpikën vetë këto lloj babagjyshësh por Zotin që herë pas herë ua ndryshon gjendjen për mirë edhe pse më pas tregojmë që nuk e meritojmë…

Etiketa: babagjyshilir hoxholli. hoxholliVITI I RI
Pas

Berisha e nis mbarë 2017-ën, përvetëson rekordin historik (VIDEO)

Para

Pasojat e masakrës në Stamboll, publikohen fotot (Pamje të rënda)

Para
Pasojat e masakrës në Stamboll, publikohen fotot (Pamje të rënda)

Pasojat e masakrës në Stamboll, publikohen fotot (Pamje të rënda)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Takimi Rusi-Ukrainë në Turqi zgjati më pak se 1 orë! Palët ranë dakord për shkëmbim të ri të të burgosurve

Sulmuesi lë Juventusin, zyrtarizohet në Bundesligë

Tmerri i rrëzimit të avionit Air India nuk ka fund, të afërmit e viktimave: Po na japin trupat e gabuar

Arabia Saudite gati të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sirisë, ministri i Jashtëm saudit njofton 4 miliardë dollarë investime në vend

Zjarr i madh në Turqi, 11 roje pylli humbin jetën duke luftuar me flakët

Macron dhe bashkëshortja e tij padisin për shpifje komentatoren amerikane Candace Owens

Vendet e Gjirit me një vizë të re të tipit Shengen

Komandanti i ushtrisë ukrainase i kërkon SHBA-ve dhe BE-së të sigurojnë më shumë mbrojtje ajrore dhe të lejojnë sulme thellë në Rusi

Vuajtjet e palestinezëve në Gaza, aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë, thërret në shqip: Liri për Palestinën! Policia s’u lejoi marshimin drejt kryeministrisë

Franca i kërkon Zelenskyt të anulojë projektligjin kontrovers për korrupsionin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.