17:28 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Babai i djalit që u vra në Vlorë: Prokurori është blerë! Çfarë na tha ne familjarëve (INTERVISTA)

16:22 | 16/02/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Babai i djalit që u vra në Vlorë: Prokurori është blerë! Çfarë na tha ne familjarëve (INTERVISTA)

Dje u zhvillua një nga seancat për vrasjen e tre djemve të rinj në lagjen ”Çole” në Vlorë: Akil Rakipi, Albi Limaj dhe Fredian Velaj. Babai i të ndjerit Akil Rakipi rrëfen për ”Shuplaka”-n se diçka e rëndë po ndodh gjatë këtij procesi, kryesuar nga gjykatësit Edmond Islamaj, Shkëlzen Selimi, Tom Ndreca dhe Artan Zenelaj me relator Guxim Zenelaj. Problemi sipas Bilbil Rakipit qëndron te prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme Artur Selmani.

”U bëj thirrje gjithë institucioneve që kriminelët sipas ligjit të qëndrojnë atje ku e kanë vendin dhe ky palo prokuror të mbajë përgjegjësi sepse me këtë që po bën ai, kushedi se deri ku do ta çojë gjakun!”, thotë prerë Rakipi.

Cili është shqetësimi lidhur me çështjen gjyqësore që po ndodh?

Në datën 7 prill të vitit 2015 në lagjen ”Çole” afër tregut mua më kanë vrarë djalin. Ishin tre viktima: djali im Akil Rakipi, një shoku i ngushtë i tij  dhe një shok tjetër, i nxorën në pritë atje, i thirrën në telefon. Një grup prej 4 vetash, sipas prokurorisë, direkt qëlluan. Kjo çështje shkoi Gjykatën e Vlorës, u gjykua dhe përfundimisht ngeli në 35 vjet autori kryesor, pas gjykimit të shkurtuar të burgimit të përjetshëm dhe dy bashkëpunëtorët  nga 35 vjet në gjykim të shkurtuar rreth 24 vjet. Kjo u apelua nga Prokuroria e Vlorës dhe shkoi në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit me disa shtesa plus, minus, vendosi që të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Si avokatët e palës tjetër, që në gjyqin e parë kanë kërkuar  pafajësi edhe si prokurori i Apelit Pelivan Malaj, bënë rekurs, Pelivani bëri rekurs se nuk ishte dakord me vendimin e Apelit, rekurs në Gjykatën e Lartë për vrasjen e tretë me dashje që e akuzonte Prokuroria e Vlorës; bashkëpunëtorin e tij e vret me dashje ai, viktima e tretë Albi Limaj.

Vijmë në Gjykatën e Lartë. Gjyqi u zhvillua dje, data 15. Pretenca e prokurorit nga Prokuroria e Përgjithshme ishte më e fortë se sa e avokatëve mbrojtës të palës kriminale. Pra prokurori i seancës ardhur nga Prokuroria e Përgjithshme bën mbrojtjen e vrasësve. Prokurori është Artur Selmani, i cili hodhi poshtë akuzën e prokurorisë në shkallën e parë dhe të prokurorisë në Apel dhe bëri mbrojtjen pothuajse 80%, të tre këta që gjykohen i nxori të pafajshëm, vetë prokurori që duhet të mbronte akuzën.

Për mua si prind që isha në sallën e gjyqit, dal në konkluzionin që ai prokuror, ose ata që e kanë dërguar këtë prokuror është i blerë nga familjarët e atyre që kanë bërë krimin.

Atje u mblodh trupi gjykues, na nxorën jashtë sallës. Vetë ky prokuror, në prezencë të familjarëve të të dy viktimave deklaroi se unë dosjen nuk e kam studiuar. E ka studiuar një sekretare e cila ka dalë në këto konkluzione, nuk kam faj unë tha, prandaj mos m’u vini mua tha se nuk jam unë fajtori.

Pra ky prokuror vjen në seancë me një shkrim, sipas tij me një shkrim të përgatitur, mua nuk ma merr mendja që të jetë kështu që të vijë në seancë ai pa përgatitur. Pretencën ta japë ky dhe t’ia përgatitë tjetërkush.

Çfarë ndodhi më pas?

Gjyqtarët nuk morën vendim, edhe ata mbetën të mahnitur nga ato që deklaroi prokurori. U la që vendimi të merret në datën 23  shkurt, ora 12.

Pra, ky prokuror u bë palë me avokatët mbrojtës të kriminelëve. Hapur. Kjo mund të vërtetohet lehtë. Prokurori mbron edhe ligjin, edhe neve. Normalisht në shkallët e tjera, para pretencës prokurori na ka dhënë një kopje ne familjarëve të viktimave.

Prokurori kërkonte lehtësimin e situatës së tyre?

Po. Kërkoi lehtësimin. E nxori që viktimat që kanë vdekur janë ata që kanë vrarë këta të tjerët dhe ky Aleksandër Llanaj që është autori kryesor ka qëlluar për vetëmbrojtje. Kurse dy të tjerët që janë bashkëpunëtorë të ngushtë edhe kanë qëlluar. Bile Bertil Alliajt, ekspertiza i ka nxjerrë dorën e majtë me barut, i cili mori dhe armët nga vendi i ngjarjes dhe i fshehu.

Çfarë pres unë? Me ato dokumente dhe siç u shpreh prokurori, pritet se ç’vendim mund të japë Trupi Gjykues. Nuk ma merr mendja që një trup gjykues të anashkalojë dosjen e 2 gjykatave dhe të dëgjojë ato broçkulla që tha prokurori.

Unë ia them ku të dojë që ai prokuror i ka vënë vulën asaj pune.

Keni frikë se do lirohen?

Sipas prokurorit ata janë të lirë, 2 në kërkim ende dhe ky tjetri dënohet për vetëmbrojtje, megjithëse dosja është voluminoze, provat të faktueshme.

Si ndodhi ngjarja, çfarë versioni mendoni se është më i sakti?

Ne nuk i kishim borxh asnjë njeriu dhe asnjë njeri nuk na kishte borxh ne. Ngjarja ka ndodhur ashtu siç është deklaruar nga policia dhe në shtyp. Një natë më para në orën 12 të natës, shoku i djalit tim Ardi Velaj ka qëlluar sipas autorit që është në arrati sot, paska qëlluar një shokun e një shokut të tij, me një pëllëmbë.

Kaq ka mjaftuar që ai të njoftojë shokun e tij, këtë Albi Limaj që u vra në vendngjarje dhe Albi Limaj organizoi të gjithë këtë që u organizua.

Cili është apeli juaj?

Apeli im: U bëj thirrje gjithë institucioneve që kriminelët sipas ligjit të qëndrojnë atje ku e kanë vendin dhe ky palo prokuror të mbajë përgjegjësi sepse me këtë që po bën ai, kushedi se deri ku do ta çojë gjakun! Asnjë nuk ia merrte mendja që një prokuror i Prokurorisë së Përgjithshme të mbante këtë qëndrim. (V.G/SHUPLAKA)

Bilbil Rakipi

 

Etiketa: akil rakipibilbil rakipivlorevrasje
Pas

Veliaj: Nga pranvera qeset plastike me pagesë, duhet t’i përdorim sa më pak

Para

Arben Seferi i paraqet dorëheqjen Ramës: Më akuzojnë për anësi politike!

Para
Arben Seferi i paraqet dorëheqjen Ramës: Më akuzojnë për anësi politike!

Arben Seferi i paraqet dorëheqjen Ramës: Më akuzojnë për anësi politike!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Prishi qetësinë publike duke vënë muzikë mbi normat e lejuara, gjobitet me 2 mln lekë pronari i një beach bari në Dhërmi

Tragjedi në Itali! Me rroba të lagura me benzinë dhe shenja dhune në qafë, 11-vjeçarja humb jetën në Palermo, hetimet zbulojnë detaje të tmerrshme

Thellimi i krizës së urisë, ushtria izraelite njofton ‘pauzë taktike’ në luftimet në disa pjesë të Gazës

Incidente në protestën pro-palestineze në Berlin, plagosen 17 policë dhe arrestohen 57 demonstrues

Paskuqan/ Plagoset gjatë punës në kantier ndërtimi një 58-vjeçar, policia arreston inxhinierin (EMRAT)

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.