Sërish edhe këtë mbrëmje banorët e Astirit kanë dalë në protestë.
Protesta e cila prej disa muajsh kundërshton projektin e Unazës së Re por dhe arrestimin me burg për 3 nga protestuesit, ka pasur tone më të ashpra.(Lexo këtu)
Ndryshe nga netët e tjera protesta është zgjatur me një orë.
Ndër protestuesit që folën ishte dhe babai i Dorian Protoduari i cili i bëri një thirrje të drejtëpërdrejtë drejtorit të Policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.
“Duke ndaluar djalin tim ai ka ndaluar fjalën e lirë. Por ne si Unazë e Re nuk na tremb, ta harrojë ai. Urdhërat që kanë ardhur nga Arta Marku, Lali Eri dhe Ervin Kristaq Kurva. Edhe unë këtu jam, po pati by*ë të vijë të më arrestojë”, u shpreh i ati i Dorian Protoduarit.
“Je në hasmëri me mua. Ti më njeh. Familja jote ka qenë hyzmeqare te familja ime. Motra jote ka qenë shoqe klase me mua. Unë kam qenë shumë i bukur dhe më ka dashur shumë veta”, iu drejtua Protoduari drejtorit të Policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/404054260395550/