06:57 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Babai i dy fëmijëve i vuri flakën vetes, si po lufton për jetën. Fqinjët zbulojnë shkakun

09:03 | 01/02/2017
në Kryesore, Te Gjitha
0
Ngjarje e rëndë në Sarandë, vetëdigjet me benzinë një person

Ditën e djeshme një 67-vjeçari Xhevit Tanushi nga qyteti i elbasanit i vuri flakën vetes me benzinë. Fillimisht si shkak për këtë u njoftua se ai vuante nga depresioni. Pas shtrimit të tij në spital mjekët njoftojnë se ai ka pësuar një djegje të një shkalle shumë të lartë.

Ngjarja ndodhi paraditen e djeshme në oborrin e banesës së tij. Ai ka pritur deri sa e shoqja ka dalë të bëjë pazaret e ditës për të kryer aktin e vetëdjegies. Pasi ka marrë benzinën, të cilën familja e përdorte për ndezjen e sobës me dru dhe çakmakun, ai ka dalë në oborr duke u spërkatur dhe më pas i ka vënë flakën vetes.

Ka qenë një fqinj që e ka parë së largu ngjarjen dhe ka nxituar t’i japë ndihmën e parë për të shuar flakët dhe më pas ka lajmëruar një autoambulancë dhe policinë. Blutë mbërritën në vend dhe nisën hetimin për të zbuluar shkaqet e ngjarjes, ndërsa 69- vjeçari, baba i dy fëmijëve, është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Paraprakisht, policia bëri të ditur se shkak i ngjarjes dyshohet të jetë bërë depresioni. Ata kanë marrë në pyetje bashkëshorten e tij. Mësohet se ajo ka deklaruar se i shoqi nuk vuante nga asnjë sëmundje, por kohët e fundit kishin vënë re shenja ngarkese dhe depresioni te kryefamiljari. Policia nuk bëri të ditur detaje të tjera rreth dëshmisë së familjarëve të Xhevit Tarushit.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, 69- vjeçari ka dy fëmijë të martuar dhe jetonte me bashkëshorten e tij në kushte shumë të mira ekonomike. Ndërkaq, fqinjët e kontaktuar dje, u shprehën se veë banesës trekatëshe, ku jeton familja Tarushi, ata prej disa kohësh kishin ngritur një tjetër objekt ku alternohen katet (3-4 kate), shkruan një e përditshme.

Sipas tyre, destinacioni i këtij objekti është ende i paqartë për ta, pasi mund të shërbejë për banesë, por edhe biznes familjar, si hoteleri etj. Sa u përket shkaqeve që mund të kenë çuar babain e dy fëmijëve në këtë akt ekstrem, fqinjët hodhën dyshime se kjo mund të ketë lidhje me një proces gjyqësor të humbur.

Ata pohuan dje se Xhevit Tarushi ka qenë prej kohësh në proces gjyqësor për pronësinë e një pjese të objektit të ngritur nga fëmijët e tij. Këta të fundit kanë qenë emigrantë dhe janë kthyer.

“Janë në gjendje shumë të mirë ekonomike. Siç e shihni po ndërtojnë gjithë këtë objekt, por prej kohësh kanë qenë në proces gjyqësor për pronësinë e një pjese të tij. Para ca muajsh e humbi gjyqin dhe mesa morëm vesh gjykata kishte vendosur të shembte një pjesë të objektit. Xheviti e përjetoi dhe kaloi në depresion”, u shprehën fqinjë të familjes Tarushi në Elbasan. (E.K/SHUPLAKA)

banesa

 

 

Etiketa: elbasani ve flaken veteslufte per jeten
Pas

Rama nuk kursen ironinë ndaj komentuesve: “Mos dallgëzo kot se është e kundërta” Vlerëson maksimalisht punën e Beqajt

Para

Humb jetën futbollisti 18-vjeçar, vdiq duke mbrojtur të motrën nga sulmi me armë

Para
Humb jetën futbollisti 18-vjeçar, vdiq duke mbrojtur të motrën nga sulmi me armë

Humb jetën futbollisti 18-vjeçar, vdiq duke mbrojtur të motrën nga sulmi me armë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Republika e Sorosit dhe kartelit” – Berisha zbulon para Amerikës fytyrën e vërtetë të Ramës

Banorët e Ksamilit përballë flakëve, zjarrfikësja s’mund të hyjë nga mungesa e rrugëve

Fotografi rus Grigory Skvortsov dënohet me 16 vjet burg për tradhti ndaj shtetit

Ministri izraelit i mbrojtjes: Sulmet shkatërruan kapacitetet bërthamore iraniane, materiali duhet dorëzuar

Me 71 vota pro dhe 4 abstenim Kuvendi miratoi ditën e sotme ndryshimet në ligjin për sportin.

Erdogan i dërgon mesazh të fortë NATO-s: Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit duhet të jetë përhershëm

Skandal në Ibiza: Futbollisti anglez godet aksidentalisht gruan me karrige

“Prano armëpushimin, ose do të vijmë”: Paralajmërimi amerikan që detyroi Khamenein të tërhiqej

249-vjetori i Pavarësisë së SHBA, E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn: Jemi me fat të kemi Aleatë si Shqipëria!

Tel Avivi mohon përfshirjen në ndonjë plan për eliminimin e Khameneit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.