Historia e Steven Pladl, 43 vjeç dhe Katie, vajza e tij biologjike, 20 vjeç, bëri bujë më shumë se një vit më parë.
Kjo, për shkak se ata vendosën të martoheshin bashkë, pas një marrëdhënie dy-vjeçare.
Katie ishte braktisur e vogël nga Steven dhe pas ritakimit vite më parë, edhe pse e dinin që ishin babë e bijë, u dashuruan dhe vendosën të martohen, duke shokuar opinionin në SHBA.
Por, fundi i historisë është tragjik.
Steve ka vrarë vajzën e tij me të cilën ishte martuar, fëmijën 7 muajsh që kishin bashkë, njerkun e vajzës, dhe në fund ka vrarë dhe veten.
Fillimisht policia ka gjetur të vdekur Kate dhe njerkun e saj, në shtëpinë e kësaj të fundit.
Më pas, në shtëpinë e Steven është gjetur pa jetë fëmija shtatë muajsh, që Steven me sa duket e kishte marrë nga Katie.
Dhe në fund, vetë Steven është gjetur i vetëvrarë në makinë e tij.
Sipas hetimeve të para, mendohet se ky krim tronditës ka ndodhur për shkak se Katie kishte vendosur ta linte babain-bashkëshort të saj, Steven.
Ky i fundit me sa duket nuk e ka pranuar këtë gjë dhe përfundimi ka qenë tragjik.
![](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2018/04/3-7.jpg)
![](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2018/04/4-6.jpg)
![](https://faxweb.al/wp-content/uploads/2018/04/5-6.jpg)