09:38 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqjen

09:44 | 02/05/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babai” i inteligjencës artificiale jep dorëheqjen

Personi që shihet gjerësisht si “baba” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën dhe ka paralajmëruar për rreziqet në rritje nga zhvillimet në këtë fushë.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, ka njoftuar dorëheqjen e tij nga Google përmes një shkrimi për gazetën New York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.

Duke folur për BBC-në, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.

“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.

Ai ka thënë se edhe mosha e tij ka luajtur rol në vendimin për t’u tërhequr nga gjiganti i teknologjisë.

“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.

Në shkrimin e tij për gazetën New York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.

Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.

“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.

Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.

“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai.

Pas

SPAK përfundon hetimet për Bledar Zenelin, dërgon dosjen e tij për gjykim, akuza për terrorizëm dhe…

Para

‘Pikiata’ e euros sjell dhe të mira/ Ulet shifra e borxhit publik, Ibrahimaj: Rritje e punësimeve në ndërtim, ulje në sektorin e shërbimit  

Para
“Nuk keni performuar si duhet”, Ibrahimaj-kryebashkiakëve: Mbledhja e taksës së pasurisë lë për të dëshiruar, po pilotojmë projekt të ri

‘Pikiata’ e euros sjell dhe të mira/ Ulet shifra e borxhit publik, Ibrahimaj: Rritje e punësimeve në ndërtim, ulje në sektorin e shërbimit  

Discussion about this post

 



Të Fundit

Cila është marrëdhënia e Leo XIV me Trumpin? Kritikat ndaj Vance dhe ripostimet në rrjetet sociale për emigrantët

Putin: Detyra jonë është të mbrojmë dinjitetin e ushtrisë ruse

Sot, 10 vite nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Furnizonin grupe kriminale, me armë zjarri që modifikoheshin me silenciatorë, arrestohen 2 persona

“11 maji”/ PS dhe PD mbyllin sot fushatën elektorale! Ja mesazhi që përcjellin për qytetarët Rama dhe Berisha

Vijon ngërçi politik/ Kuvendi i Kosovës sot në tentativën e 13 drejt konstituimit

Shtohen rastet e sulmeve me thikë, si mund të parandalohen?

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.