Ka përfunduar dëshmia e babait të 35-vjeçarit, Konstatinos Katsifa në Prokurorinë e Krimëve të Rënda. Siç raportojnë burime për Fax News, Jani Katsifa ka kërkuar zbardhjen e vrasjes së djalit të tij. Babai i Katsifas ka përsëritur të njëjtat deklarata dhe pretendime të dhëna edhe në media për vrasjen e djalit të tij. Mësohet se dëshmia e tij ka zgjatur rreth 2 orë. Ndërkohë bëhet e ditur se edhe sot nuk tërhiqet trupi i tij nga morgu i QSUT-së.
Në një intervistë për mediat greke, Jani Katsifas pak ditë më parë tha se djali i tij u frymëzua nga ushtarët grekë dhe ishte shumë patriot. “Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 40-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek. Kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin. Ne kemi kërkuar të mos na poshtërojnë. Fatkeqësiht duart e sovranitetit të botës na lanë jashtë”, u shpreh ai me lot në sy për Prothema.
(J.D/Faxweb.al)