Rastet e dhunës në familje në Shqipëri janë nga më të çuditshmet. Çdo ditë dëgjojmë shprehje ‘Burri rreh gruan’ ose ‘djali babanë’ ndërsa rasti që na vjen nga Devolli është edhe më keq.
Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Devollit për dhunë në familje. Policia ka arrestuar shtetasit Gjerak Alevica 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Shkak për përplasjen mes babë e bir është bërë nusja e këtij të fundit, ndaj të cillit 52-vjeçari ka ushtruar dhunë.
“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje”. (E.K/SHUPLAKA)