17:12 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Babai i saj lëvdoi Ramën në takimin në Durrës, kandidatja e PD-së zbulon arsyet pse

18:55 | 05/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Babai i saj lëvdoi Ramën në takimin në Durrës, kandidatja e PD-së zbulon arsyet pse

Pak ditë pas publikimit të videos së babait të saj, i cili lëvdonte kryeministrin Edi Rama, kandidatja për deputete e PD-së Fatbardha Kadiu, flet më në fund mbi këtë ngjarje të komentuar mjaft nga mjedisi mediatik.

E përfolur shumë për shkak se flitej se rrjedh nga një familje e majtë, mbi të gjitha për shkak të videos së babit, Kadiu është e dyta në listën e Durrësit.

Në një intervistë për dritare.net, zbulon detajet e takimit të të atit me kryeministrin si edhe arsyet pse është bashkuar m PD-në.

INTERVISTA:

Zonja Kadiu ju jeni kandidate për deputete në listat e sigurta të PD, kur dhe pse jeni bërë anëtare aktive e kësaj partie?

Fatbardha Kadiu: Unë kam qenë pranë PD-së pranë ideve të saj. Por akoma më shumë, u afrova me PD-në në kauzën e saj për zgjedhje të lira e të ndershme. Aty si të thuash u takuam me PD-në. Jo rastësisht aspak, por na bëri bashkë kauza, që më dukej më e drejta e mbajtur ndonjëherë.

Po ashtu projekti i Lulzim Bashës për Republikën e Re, ku qytetari është në krye, dhe ai merr pushtetin, më është dukur gjëja më interesante në artikulimin politik të gjithë këtyre viteve. Pra jemi njohur dhe takuar me PD përmes ideve dhe vizioneve, në këtë rrugë u bëmë bashkë. Ndaj një vlerësim maksimal për programin ekonomik të zotit Basha, për uljen e taksave, për fokusimin tek zgjidhja, që është ekonomia, si motorri i vendit.

Figurat e reja të PD janë përfolur shumë, pse mendoni se ka pasur kaq reagim, qoftë negativ qoftë pozitiv?

Fatbardha Kadiu:Kandidimi i çdo figure të re është përfolur. Kjo është natyra  njerëzore e cila e ka të vështirë të ambientohet me ndryshimin.

Jeni përfolur gjithashtu se jeni një familje e majtë, dhe këtë gjë e ka përforcuar më shumë takimi mjaft miqësor i babait tuaj me kryeministrin Edi Rama, vetëm pak ditë që ju të zyrtarizoheshit si kandidate për deputete në listat e PD.

Fatbardha Kadiu: Familja ime është e djathtë. Babai im është rekordmen dhe kampion noti. E gjithë jeta e tij është e lidhur me detin dhe notin. Babai im ka qenë prezent në çdo evenimet i cili lidhet me notin.

Listat e reja të Bashës, ju duken optimiste dhe lista që mund t’i sigurojnë partisë suaj një mandat qeverisës?

Fatbardha Kadiu: Kam një vlerësim personal për ekipin e zotit Basha, qoftë duke parë se kush bën pjesë e saj, qoftë duke pasur besim tek vendimi i tij. Lista është një vendim i kryetarit të PD-së, dhe jam e bindur se aty ka një kombimin dhe harmonizim të elementëve, për ta bërë atë sa më përfaqësuese e sa më të suksesshme.

 Meqenëse jeni edhe pedagoge dhe jeni prekur drejtë për drejtë nga Reforma e Arsimit të Lartë. Basha ka deklaruar se një ndër vendimet e para të qeverisë së tij, do të jetë shfuqizimi i ligjit të arsimit të lartë, cili është qëndrimi juaj për atë ligj?

Fatbardha Kadiu:E mbështes absolutisht atë vendim, dhe gjithçka  tjetër që parashikon projekti i tij për arsimin, si fuqizimi i universitetit publik, rritja e rolit vendimmarrës së studentëve, mundësimi i arsimimit për ata që nuk kanë mundësi ekonomike, si dhe hartimi i ligjit të ri, në konsulencë të plotë e të hapur me botën universitare dhe akademike.

Zonja Kadiu, si e vlerësoni punën e qeverisë Rama-Meta në 4 vitet e shkuara?

Fatbardha Kadiu:Një fakt domethënës për punën e tyre është se ata nuk po bëjnë një bilanc, i shmangen bilancit, i shmangen llogaridhënies se çfarë bënë në këto 4 vite. Me gjithë kërkesën e qytetarëve, të opozitës për të pasur një debat për bilancin, ju e shihni se ata i ikin, sikur të ishte një sëmundje. Premtimet e pambajtura që njihen nga të gjithë, janë 300 mijë vendet e punës, të pahapura sigurisht, shëndetësia e rrënuar, kur do të ishte falas, taksat e rritura, kur do të uleshin, çmimet e rritura, kur do të uleshin, çmimi i energjisë i rritur, kur do ulej. Pra, ata nuk kanë një bilanc, më saktë kanë një bilanc shumë negativ, dhe tani që erdhi dita për të dalë para gjykimit të popullit, ata fshihen, fabrikojnë teori nga më të ndryshmet për të shmangur pikërisht llogaridhënien.

A mendoni se Administrata publike në 4 vitet e shkuara ka qenë më shumë politike apo mertitokrate?

Fatbardha Kadiu:Administrata ka qenë reflektim i vizionit që kanë pasur Rama dhe Meta, për të pasur sa më shumë pushtet në duart e tyre, e për të ndarë përfitimet me miqtë dhe klientelën. (D.D/Shuplaka)


Etiketa: Fatbardha Kadiu
Pas

Zbulohet urdhri i auditit për Postën, drejtori i shkarkuar: Manovra e paligjshme e Ekonomit

Para

Kosovë, Veseli paralajmëron Serbinë: Nuk lejojmë më provokime

Para
Kosovë, Veseli paralajmëron Serbinë: Nuk lejojmë më provokime

Kosovë, Veseli paralajmëron Serbinë: Nuk lejojmë më provokime

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

Agron Gjekmarkaj feston 51-vjetorin në Lezhë, surprizohet gjatë numërimit të votave

Seanca të dështuara çdo 48 orë, propozimi i Vetëvendosjes: Të mblidhemi një herë në javë

Samiti Ekonomik në Tiranë/ Dhëndri i Trump, Jared Kushner: Edi Rama, politikan i zoti! Aeroporti i Vlorës, mundësi e madhe dhe për rajonin! Do ndërtojmë diçka spektakolare në Sazan

Gjirokastër/ GJKKO e kishte dënuar me 8 vjet burg për grup të strukturuar kriminal, kapet në arrati 32-vjeçari nga Lazarati! Sipas SPAK-ut i kanë mbetur edhe 6 muaj burg

“Investoni në Shqipëri”, Macron: Është pikë kyçe në Mesdhe, do të futet në Bashkimin Evropian

Numërimi i votave nga Greqia/ PS thellon diferencën dhe mund të përmbysë rezultatin në Lezhë, PD konteston dhe nuk njeh rezultatin përfundimtar

Nesër ceremonia e përurimit të Papa Leo XIV/ Udhëtojnë drejt Vatikanit krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë. Të pranishëm edhe Begaj e Hasani

‘Jam miku i djalit tuaj’, mashtronte qytetarët dhe u merrte deri në 1000 euro, arrestohet 64-vjeçari në Tiranë

Ilirjan Celibashi: Janë 55.519 vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt nga jashtë. Disa kanë dorëzuar vetëm zarfin A

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.