Ditën e djeshme u përcoll për në banesën e fundit 19-vjeçarja shqiptare që u vra i ati në Australi. Miq, familjarë i dhanë lamtumirën studentes ekselente shqiptare, e cila humbi jetën në mënyrën më tragjike të mundshme.
Por të gjithë kanë shpërthyer në lot nga fjalimi që ka mbajtur në funeral vëllai i saj 11-vjeçar, Pirro.
“Ajo ishte shumë e zgjuar dhe gjithmonë ka ndikuar te unë. Falë saj jam ky që jam. Më ka ndihmuar me studimet, të bëhesha i suksesshëm në jetë, sepse ajo këtë dëshironte.
Motra ime ishte shumë e dashur dhe e kujdesshme, shkonim kudo bashkë, në park, dyqane etj.
Ne qëndronim gjithmonë ulur në dhomë pranë njëri-tjetrit dhe shihnim televizor së bashku. Ishim shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe bisedonim bashkë për problemet tona”, tha Pirro me dhimbje, duke i përlotur të gjithë.
Fotot e tij të përqafimit me të ëmën kanë bërë xhiron e rrjetit.