17:37 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

‘Babai im ishte komunist, i besonte regjimit’, Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve, dhe artisti më i mirë mes kryeministrave

20:57 | 03/07/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
‘Babai im ishte komunist, i besonte regjimit’, Rama: Jam kryeministri më i mirë mes artistëve, dhe artisti më i mirë mes kryeministrave

Kreu i qeverisë Edi Rama nuk është treguar modest, teksa ka qenë në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie” në Amsterdam në Holandë.

Rama është shprehur se ai është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, që duhet thënë se ata që i përkasin botës së artit janë të paktë në numër.

Edi Rama: Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj unë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.

A është e rëndësishme?

Edi Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë meshumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju.

Ndërkohë që kryeministri ka folur dhe për ka folur për babain e tij, për të cilin thotë se ishte një komunist dhe që i besonte regjimit.

“Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Jo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie intensivë, të vërtetë dhe me shumë tension. Atij i detyrohem atë çka jam. Në fund të fundit ishte baba liberal dhe nuk donte të impononte. Më ndihmoi të rritesha në një mënyrë ndryshe”, shprehet Rama.

Sipas kryeministrit, ai asnjëherë nuk ka dashur të futet në politikë, pasi synimi ishte që të zhvillonte artin e tij.

U bëtë artist ndoshta falë tij?

Rama: Ndoshta për shkak të tij, unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit. Falë tij u bëra e kundërta e tij në atë që besoja dhe çka bëra.

Ju jeni një social demokrat?

Rama: Nuk e di saktësisht! Është e komplikuar që të kategorizosh vetën, por mendoj se u bëra një njeri që e kërkonte me çdo kush lirinë e vetë. Më kujtohej ardhja në Amsterdam. Isha në lëvizjen kundër regjimit. Kur kjo lëvizje ia doli me sukses unë nuk doja të hyja në politike, doja të bëja artin tim, doja të gëzoja lirinë që kaq shumë e kisha kërkuar. Në vitet e para unë shisja piktura, blija bileta dhe  fluturoja në vende të ndryshe për të parë botën.

Erdha në Amsterdam dhe mora prindërit në telefon, gjë që nuk e bëja shpesh. Ishte 1992 apo 1993 mora në telefon dhe i thashë tani di çfarë është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku ti merr frymë lirisht.

Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju thatë se jam pak më i vjetër dhe i drejtë. Edhe pse kur e nisa këtë rrugëtim i kisha të gjitha flokët dhe i kisha të zeza. Kisha dhëmbët natyral dhe nuk është kështu më. Kur dolëm nga komunizmi, unë isha 26 vjeç, kështu që më pak se gjysma e jetës dhe gjysma tjetër në këtë hapësirë lirie, në përpjekje për të krijuar një vend demokratik, është gjithë ky rrugëtim. 

Nuk mund të them që është e mirë që artistët të bëjnë politikë. Kështu më ka ndodhur mua, nuk mund të përgjithësoja. Nuk do ta ndryshoja. Nuk do të doja të isha kryeministër dhe kryetar bashkie në këtë vend, më pëlqen në Shqipëri.

Pas

Theu xhamin e urgjencës për shkak se nuk i mjekonin të atin, momenti kur policia prangos të riun me dorën e fashuar në Durrës

Para

‘Edhe unë duhet të kem lirinë time’, Rama flet për shpikjen e ‘internimeve’: Nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote

Para
Burri i ministres investitor strategjik? Rama: Një ndër mijëra subjektet që kanë përfituar plazh përballë pronës private, vendimi që kam marrë

'Edhe unë duhet të kem lirinë time', Rama flet për shpikjen e 'internimeve': Nuk mund të hesht kur përballem me deklarata idiote

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 345 /508 kuti në Elbasan. PS forcon mandatin e 10-të, diferencë 28 mijë vota me PD

Mbyllet numërimi në Finiq, Partia Socialiste kryeson me 2511 vota

Numërohen 109 nga 139 kuti në Kukës/ PD në avantazh ndaj PS, siguron 2 mandate, socialistët 1

Numërohen 184 nga 275 kuti në qarkun e Beratit/ PS siguron 5 mandate, ja sa merr Partia Demokratike

Numërohen 261 nga 422 kuti në Korçë/ Kryeson Partia Socialiste me 6 mandate, ja sa merr PD

Numërohen 107/222 kuti në Dibër, PS thellon diferencën me mbi 5 mijë vota ndaj opozitës

Numërohen 151 nga 198 kuti në Gjirokastër/ Sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Numërohen 237/405 kuti në Shkodër, PD kryeson me 5 mandate, PS merr 4, PSD 2

Garë e fortë në Lezhë, si bëhet ndarja e mandateve

Numërimi në Vaun e Dejës drejt fundit, as PD dhe as PS nuk shpallen forcë e parë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.