Një sherr ka ndodhur mes dy familjeve në Berat për disa rrënjë ullinj, në lagjen “Barrijad” në hyrje të qytetit të Beratit.
Dy familjet Alibeaj dhe Dhama janë përfshirë në një sherr i cili ka nisur për disa rrënjë ulliri. Si pasojë e sherrit janë plagosur tre familjarët e familjes Alibeaj, Gentjani, Erjoni dhe Altjoni.
Ndërkohë që po ashtu kanë qenë dy bashkëshortët Maria dhe Viktor Dhamo të cilët janë përfshirë në këtë sherr.
Mësohet se dy palët janē goditur me mjete të forta mes tyre dhe mjete prerës. E gjithë kjo përplasje ka ndodhur në sy të vogëlushes së familjes Dhamo. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes e cila ka tronditur banorët e lagjes.