Ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion” ka hedhur akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, lidhur me ata që po hetojnë tabulatet telefonike për çështjen “Babale”.
Sipas tij, tabulatet telefonike nuk janë marrë për t’u hetuar nga prokuroria, por nga oficerë të Fatmir Xhafës, ndërsa i kërkoi ministrit që të largohet nga posti që mban për të lejuar një hetim të pavarur.
Sipas tij, mostrat e zërit, janë marrë nga një ekspert, vartës ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Discussion about this post