Është zbardhur ekspertiza lidhur me audiopërgjimin në të cilin Albert Veliu i njohur ndryshe si “Babale”, pretendon se komunikon me Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në aktekspertim thuhet, se audiopërgjimi nuk mban bisedën e plotë dhe se audiot nuk janë origjinale. Sipas këtij akt-ekspertimi, thuhet: “Regjistrimet nuk janë origjinale. Regjistrimi video ishte i marrë nga pamjet e mediave. Ajo përbëhej nga dy video, shkrim dhe dy biseda të regjistruara. Këto dy biseda janë fokusi i analizës së ekspertes. Nuk ka qenë në gjendje të marrë regjistrimet origjinale të këtyre bisedave.”
Po ashtu në përfundimet e arritura nga ekspertiza, thuhet se zëri i “Agroni” nuk është i një cilësie shumë të dobët, ndërsa shton se arsyeja se përse ekspertja ishte në gjendje të arrinte në një konkluzion negativ për z.Hyseni në lidhje me atë, lidhej me faktin se ai dhe “Agroni” kishin shumë dukshëm zëra të ndryshëm.
Në aktekspertim thuhet se zëri i Alizotit dhe Xhafajt janë të ngjashëm me njëri-tjetrin dhe “Agroni”, por duke qenë cilësia e dobët e audios, nuk mund të arrihet në një konkluzion.
Fax News, ka siguruar aktekspertizën e cila është më poshtë me foto:
(B.B/ Faxweb.al)