Sot në mbrëmje në ‘’Fax News” emisioni ‘’Ajsberg’’ do të publikojë fakte të reja lidhur me audiopërgjimin e Agron Xhafajt.
Gazetarët Artur Çani dhe Jetmir Olldashi paralajmërojnë detaje të forta që do të transmetohen rreth orës 21 të mbrëmjes.
Olldashi është gazetari i cili ka kryer investigimin disa muaj më parë, ku Agron Xhafaj flet për trafikun e drogës me dëshmitarin X, i thirrur ndryshe dhe me pseudonimin babalja.
Sot gazetari ka dhënë dëshminë e tij dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku dëshmuan më herët dhe tre zyrtarë të PD-së.
Sot do të publikohen edhe materiale video, për më shumë në orën 21:00 ndiqni Ajsberg në ‘Fax News’.
(E.K/FAXWEB.AL)