00:01 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Babalja”, avokati: Kemi kërkuar nga prokuroria qelizat telefonike, do kërkojmë riekspertim

10:17 | 18/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babalja”, avokati: Kemi kërkuar nga prokuroria qelizat telefonike, do kërkojmë riekspertim

I ftuar në studion e ‘Fax News’ për të folur rreth zhvillimeve të fundit sa i takon çështjes “Babale”, avokati Ledio Braho tha se të gjitha përgjimet e kryera për këtë rast kanë vlerë për hetimin.

Referuar dëshmisë së ish-policit Florenc Hoxha, ditën e djeshme, i cili ka pranuar se është ai që ka realizuar video-përgjimin me Fredi Alizotin, të publikuar nga deputeti i PD-së Ervin Salianji, Braho deklaroi se nuk e di se çfarë ka dëshmuar Hoxha në prokurori, por ai material ka vlerë për hetimin. Prokuroria sipas tij mund të kryejë analizat dhe të arrijë në konkluzion nëse është autentik apo jo.

“Nuk e di çfarë ka dorëzuar në prokurori Florenc Hoxha, por ai material për aq sa pamë në televizor ka vlera. Në fund fare dhe hetimi në çështjen e Babales nisi nga një regjistrim i gazetarit. Prokuroria mund të kryejë analizat e saj dhe mund të arrijë të zbulojë sa autentik është ai material. Sa u përket deklarimeve të Fredi Alizotit, është për tu parë, duhet të përballen të gjitha deklaratat për tu parë”, tha Braho.

Ai tha se i është bërë kërkesë prokurorisë për të marrë bisedat audio, qelizat telefonike dhe modelet e zërave, dhe presin një përgjigje nga prokurori.

“Nga përgjimet, Fredi Alizoti ka qenë në përgjim që para datës 1 qeshor, nomalisht të gjjitha ato përgjime kanë vlerë, rezulton se Alizoti do të ndërronte krah, se ka marrë një pagë të mirë nga Taulanti, ka disa telefonata me drejtorin e policisë së qarkut Fier, dhe drejtori i qarkur Fier e telefonon Fredi Alizotin. Ne kemi bërë një kërkesë për të marrë bisedat në audio, kemi kërkuar dhe qelizat telefonike në rend kronologjik dhe modelet e zërave. Këto kërkohen se pesonat që janë në hetim të vihen në dijeni të gjithë bisedave që kanë kryer, qelizat telefonike janë të rëndësishme pasi evidentojmë se kush person, kur dhe ka qene në një moment të caktuar.

Nëse çështja do të kalohet në gjykim ne do kërkojmë riekspertim, por që të kërkojmë duhet të dimë se çfarë ka prokuroria. Presim përgjigje brenda 15 ditëve nëse do të na japë provat apo do të refuzojë se mund ti konsiderojë sekret hetimor”, tha ndër të tjera ai.

Braho tha se mbetet për t’u parë nga hetimi nëse Balla ka qenë “shoku nga Librazhdi” apo një tjetër, duke shtuar se është e vështire që të jetë një koinçidencë që Fredi Alizoti të njohë drejtorin e policisë së qarkut Fier, të njohë drejtorin Ardi Veliu, dhe “Taulantin nga Librazhdi” të mos jetë Taulant Balla.

Intevista e plotë:

(B.H/Faxweb)

 

 

 

Etiketa: Ledio Braho
Pas

Ç’po paralajmëron Xhafaj para gazetarëve: Do merrni lajme interesante, rrini afër me…

Para

Balla pyetet te Krimet e Rënda: Çfarë i thashë prokurorit për Alizotin, jam këtu për të zbardhur morinë e shpifjeve!

Para
Balla pyetet te Krimet e Rënda: Çfarë i thashë prokurorit për Alizotin, jam këtu për të zbardhur morinë e shpifjeve!

Balla pyetet te Krimet e Rënda: Çfarë i thashë prokurorit për Alizotin, jam këtu për të zbardhur morinë e shpifjeve!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Berisha falënderon Peter Beyer, Lordin Jackson dhe Chris LaCivita: Nesër në pushtet do kemi bashkëpunim të ngushtë me presidentin Trump dhe kancelarin Merz

LaCivita apel për zgjedhjet: E gjithë bota po i sheh këto zgjedhje, votoni për të ardhmen tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë

Reperi Stresi në mitingun e PD: I kam thënë Noizy-t se është në partinë e gabuar, Erion Veliaj po më sheh me shokët e tij

Blendi Gonxhja: Votoni PS! Më 11 maj hapim një epokë të re, atë të Shqipërisë evropiane

PS e Fierit denoncon PD. Po urdhërojnë komisionerët që te mos paraqiten në qendra e votimit në orarin e caktuar

Nis takimi përmbyllës i fushatës elektorale e PD në Tiranë, Sali Berisha shoqërohet nga LaCivita

Mitingu i mbylljes së fushatës, Edi Rama dhe Linda Rama i bashkohen socialistëve në Parkun Olimpik të Tiranës

Pogradec/Përplaset nga automjeti një 73-vjeçare, jashtë rrezikut për jetën

Edi Rama video-mesazh për 11 majin: Më 19:30 me Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE!

Faza e parë e “Giro d’Italia 2025” përmbyllet me sukses. Policia e Shtetit, kontribut thelbësor në mbarëvajtjen e aktivitetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.