Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, pas mbarimit të dëshmisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda për çështjen “Babale”, ka dhënë një deklaratë për mediat.
Bardhi u shpreh se gjithçka është politike.
“Jam paraqitur me vullnetin tim të lirë në prokurori. Jam informuar nga mediat që jam thirrur për të dëshmuar. Unë jam njohur me nevojën për të dëshmuar në këtë proces më 14 korrik 2019 dhe për shkak të angazhimit politik nuk jam paraqitur. Më pas përmes mediat mora njoftim për paraqitjen e sotme në gjykatë më datë 4 shtator. Duan të na mbyllin gojën, gjithçka është politike.”
Bardhi tha para gazetarëve se dëshmia e Alizotit, i cili pretendoi në gjyq se ishin takuar rastësisht, ishte gënjeshtër . Ndërsa shtoi se e ka parë për herë të parë sot në sallën e gjyqit.
“Zotëria pretendoi se rastësisht jemi takuar. Në fakt është gënjeshtër. Unë atë zotërinë e shikoja për herë të parë në sallën gjyqit.”
(K.H/FAXWEB)