Një çift të moshuarish janë plagosur me thikë nga dy persona, (babë e bir) në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Shefqet Ndroqi”.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se shtetasit G.D., 34 vjeç dhe I.D., 63 vjeç (at dhe bir) për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete prerëse me ciftin N.Xh., 65 vjeç dhe T.Xh., 58 vjeçe të cilët janë dëmtuar lehtë dhe dërguar për ndihmë mjekësore në spital.
Ndërkohë shtetasi I.D., 63 vjeç është arrestuar dhe shoqëruar në ambientet e policisë ndërsa i biri, shtetasi G.D., 34 vjeç, është shpallur në kërkim.
(S.SH/Shuplaka)