Vik Kraja, djali i Dhimitër Krajës, mjeku në pension i cili u infektua e trajtua në spital me COVID 19 pasi iu bashkua vullnetarisht ekipit të mjekëve që po trajtojnë të sëmurët në Spitalin Infektiv, ka hedhur një postim në Instagram ku ka i ka bërë ‘tag’ Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
‘Mora leje me hudh plenat, kafet plot, marketet plot, bankat plot, të gjithë me kafe në dorë, po putheshin. E hënë pranverore’ shkruan ai me ironi në story e llogarisë së tij në Instagram duke ‘vënë në dijeni’ dhe kryeministrin së bashku me kryebashkiakun të cilët kishin premtuar masa të rrepta për ruajtjen e distancimit social në të gjithë vendin, e kryesisht në qytetet e mëdha siç është dhe metropoli i Shqipërisë.
Në fakt gazetarët e Fax Neës kanë raportuar se pothuajse në të gjitha qytetet e vendit, rrugët kanë qenë të mbushura si në ditët para-Covid 19, ndërsa me shqetësim shihen grumbullimet masive në banka, markete e tregje. Sot në Tiranë shqetësuese ka qenë situata para godinës së ADISA-s ku dhjetëra qytetarët janë grumbulluar të revoltuar duke shpërfillur rrezikun e infektimit pasi shumë prej tyre nuk u kanë pagesat mujore duke u vënë në pikëpyetje ushqimin.