Aktet e bamirësisë ndonjëherë nuk kanë kufinj. Në prag të festave të fundivit shumë figura të njohura apo edhe biznesmenë organizojnë bamirësi të ndryshme. Madje ka edhe nga ata të cilët për shkak të amaneteve të dhëna mundohen të ndihmojnë shtresat në nevojë. Por kjo e dy vëllezërve pogradecarë është e rrallë dhe është për t’u duartrokitur. Bëhet fjalë për dy vëllezrit Fezollari, Bajrami dhe Lirimi.
Çdo vit Bajrami dhe Iliri gëzojnë 1 mijë familje në qytetin e Pogradecit dhe këtë e bëjnë në prag të vitit të ri dhe këtë e kanë amanet nga babai i tyre që nuk jeton më, Feridon Fezollari, i cili cilësohet si njeri fisnik. Në këto foto shfaqen qeset me ushqime të vendoura një magazinë dhe vihet re rradha e madhe e qytetarëve të Pogradecit që presin për të marrë këto ndihma. Në këtë organizim ka qënë i pranishëm edhe zvëndëskryeminsitri i vendit, Niko Peleshi. (J.V/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”425″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]