Pavarësisht shkarkimit të tij nga posti i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri vazhdon të jetë shumë aktiv përsa i përket policisë së shtetit.
Ditën e djeshme ai ka publikuar një spot të shkurtër sensibilizues për Shqipërinë pa Armë.
Një tjetër nismë e tij kjo kur qëndronte në krye të Ministrisë. Videoja është e bazuar nbë histori të vërtetë dhe tregon sesi një djalë 7 vjeçar vrau pa dashje me armën pa leje të atin e tij.
Padyshim që fenomeni i armëmbajtjes pa leje ka qenë dhe është një nga plagët më të mëdha sociale në vendin tonë.
Dhë pavarësisht fushatës që mbyllet në 1 prill ende ka shumë për të bërë dhe se një pjesë e mirë e familjeve shqiptare e kanë nja armë në shtëpitë e tyre. (E.K/SHUPLAKA)