Këshilli pedagogjik i shkollës 9-vjeçare ʺAzem Hajdariʺ në Babrru të Tiranës i është drejtuar me një peticion kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini, pas ngjarjes së rèndë të abùzimit sèksual të 15-vjeçares nga roja i shkollës.
Këshilli pedagogjik i kësaj shkolle ka zhvilluar dje një mbledhje të jashtëzakonshme, ku thekson se distancohet plotësisht nga kjo dukuri e shèmtuar, si dhe dènon fòrcërisht ngjarjen dhe autorët e përfshirë në këtë akt trònditës.