Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në Tëitter ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut Hysni Shkjaut si pasojë e infektimit me Covid-19. Basha vlerëson kontributin 40-vjeçar të mjekut në fushën e mjekësisë si dhe shpreh ngushëllimet për familjen dhe njerëzit e tij të afërt.
Postimi i plotë: Ndarja nga jeta e dr. Hysni Shkjaut është një dhimbje e madhe për familjen dhe miqtë e tij dhe një humbje e pazëvëndësueshme për qytetarët e Pukës të cilëve ai u shërbeu me përkushtim per 40 vite. E sotmja është një ditë zie për personelin shëndetësor në vend, që mes përballjes të vështirë me pasojat e COVID-19, humbi sot dhe një mjek që jetën dhe profesionin e vuri në mbrojtje të qytetarëve. Ngushëllimet e mia shkojnë sot për familjen e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të madh të Pukës që do ta nderojë dhe kujtojë përherë veprën e tij. U prehtë në paqe!