13:48 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri i vendit, merr besimin e 78 deputetëve, 1 ‘tradhëtar’ nga opozita (E plotë)

19:03 | 04/06/2022
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bajram Begaj zgjidhet presidenti i ri i vendit, merr besimin e 78 deputetëve, 1 ‘tradhëtar’ nga opozita (E plotë)

Bajram Begaj është zgjedhur presidenti i 8 i Republikës së Shqipërisë, me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim. Kandidatura e tij u propozua dje nga socialistët dhe në më pak se 24 orë u konkludua dhe votimi i tij për postin e presidentit, detyrë të cilën do ta marrë pas datës 24 Korrik.

Në procesin e votimit këtë të shtunë, që përkonte dhe me raundin e katërt, pasi tre të parët u përmbyllën pa kandidaturë, morën pjesë 83 deputetë, ku PD bojkotoi seancën, që në nisje të saj.

Nga opozita votuan Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Nusret Avdullai, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho ndërsa në votime morën pjesë edhe tre deputetë të PSD.

Njëri prej opozitarëve ka dhënë mbështetjen e tij për Begajn, ndërkohë që kujtojmë se procesi i votimit ka qenë i fshehtë, dhe duket se ‘rrjedha’ e votës do të mbetet mister.

Votat kundër janë ato të LSI-së, të cilat u deklaruan që në nisje të kësaj seance nga kryetarja e kësaj force politike Monika Kryemadhi.

Kjo e fundit u shpreh se nuk ka asgjë në rrafshin personal ndaj Begajt, por mënyra se si u propozua emri i tij nga mazhoranca, e bën atë jokonsensual.

Vetë Begaj ishte i pranishëm në llozhën e Kuvendit teksa deputetët socialistë votuan zgjedhjen  e tij.

Seanca e sotme u zhvillua pa debat, ndërkohë që PD e Berishës fillimisht u bë pjesë e Kuvendit, por për shkak të mosmarrjes së fjalës, vendosën të braktisnin punimet.

Në një komunikim me gazetarët, Berisha e konsideroi antikushtetuese zgjedhjen e Begajt, me pretendimin se ai mbante deri sot në drekë titullin e gjeneralit, që i pamundësonte kandidimin për president.

Begaj tha dorëheqjen nga ky post, ndërkohë që surprizues ishte qëndrimi në detyrë i presidentit Meta, i cili firmosi dorëheqjen e pasuesit të tij, nga konsullata shqiptare në Stamboll, ku ndodhet në një vizitë zyrtare.

Kush është Bajram Begaj?

Gjeneral Major Bajram Begaj, ka lindur në datë 20.03.1967, në Rrogozhinë. Ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Degën Mjekësi e Përgjithshme në vitin 1989 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin ‘Mjekësi” në vitin 1998. Ai gjithashtu ka përfunduar ‘Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë’, ndërsa mban edhe titullin ‘Profesor i Asociuar’ në Mjekësi.

Gjatë karrierës 31 vjeçare ushtarake ka kryer: Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen; Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë, Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, Kursin e menaxhimit spitalor dhe Kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Kursin e specializimit në fushën e mjekësisë dhe Kursin e Shëndetësisë, në Greqi.

Aktualisht Gjeneral Major Begaj mban postin e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes në Forcat e Armatosura, ndërkohë që në 31 vitet e karrierës në FA ka mbajtur një sërë detyrash mes të cilave: Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT, Drejtor i Spitalit Ushtarak, Drejtor i Inspektoriatit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoriatit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar etj.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer:
“Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen”, në Shqipëri;
“Shkollën e thelluar pasuniversitare të mjekësisë”, në Shqipëri;
“Specializimin Pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji”, në Shqipëri;
“Kursin e menaxhimit spitalor” dhe “Kursin e lidershipit mjekësor strategjik”, në SHBA;
“Specializimin në fushën e mjekësisë” dhe “Kursin e Shëndetësisë”, në Greqi.
Gjeneral Major Bajram Rushit Begaj, ka përfunduar “Doktoraturën në Fushën e Mjekësisë”, në Shqipëri si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi.

Ai ka kryer detyra të ndryshme si:
Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes,
Shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe Zëvendësdrejtor Ushtarak i SUT,
Drejtor i Spitalit Ushtarak
Drejtor i Inspektoratit Shëndetësor dhe Kryeinspektor dhe Këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor, në Shtabin e Përgjithshëm Ushtarak Qendror Universitar, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: bajram begajBegaj president
Pas

PD e të dyja grupimeve braktisi sallën, sa deputetë morën pjesë në votimin për presidentin e ri

Para

Aksidenti hekurudhor në Gjermani, nxirret nga treni i përplasur në Bavari një tjetër viktimë

Para
Aksidenti hekurudhor në Gjermani, nxirret nga treni i përplasur në Bavari një tjetër viktimë

Aksidenti hekurudhor në Gjermani, nxirret nga treni i përplasur në Bavari një tjetër viktimë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit: Teherani do të digjet nëse vijojnë sulmet, avionët tani janë gati drejt Iranit

Ndërron jetë në spitalin e Vlorës 69-vjeçarja amerikane, detajet e para

Operacioni i Policisë në Vlorë: Arrestime, procedime penale dhe shpallje në kërkim për vepra të ndryshme

Aksidentohen dy turist në rrugën e Arbrit, transportohen drejt spitalit të Traumës

Itali/ Banda ishte bërë tmerr në Torino, kishin kryer 68 vjedhje. Arrestohen 8 “skiftera” shqiptarë

Berisha: Tani është radha e shqiptarëve t’i dalin zot me çdo kusht dhe çdo mjet lirisë së tyre dhe votës së lirë

Berisha: Farsa elektorale e Edi Ramës, Altin Troplinit, Xhevdet Troplinit, Elvis Doçit, Suel Çelës dhe vrasësve të tjerë, nuk do pranohet kurrë

Farsa elektorale/ Berisha liston të gjitha arsyet: Ja pse vota e shqiptarëve vdiq pa rënë në kuti

Izraeli konfirmon eliminimin e nëntë shkencëtarëve dhe ekspertëve të lartë iranianë të programit bërthamor

Aksident në Levan/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, kamioni përfundon në kanalin anës rrugës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.