Elis Bakaj është shënjestruar nga Shkëndija e Tetovës.
Skuadra nga Maqedonia ka shfaqur interes për shërbimet e mesfushorit tiranas, i cili po stërvitet rreth një muaj me bardheblutë.
Kjo nuk është hera e parë që klubi tetovar dëshiron të afrojë në ekip Bakajn. Ish-futbollisti i kuqezinjëve ka prioritet të luajë jashtë por mundësia është dhe qëndrimi në kryeqytet, të cilët kanë dëshirë që ta rikthejnë në ekip. (A.L. Shuplaka)