18:33 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

“Bakshish edhe për një biskotë”, konsumatorët në SHBA të zhgënjyer nga kultura e shpërblimit të detyruar

22:00 | 28/01/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Bakshish edhe për një biskotë”, konsumatorët në SHBA të zhgënjyer nga kultura e shpërblimit të detyruar

Sipas klientëve dhe ekspertëve, kultura e bakshishit në SHBA po rritet jashtë kontrollit. Ekranet e reja të arkave digjitale i nxisin të gjithë klientët të lënë një shpërblim edhe për transaksionet që tradicionalisht nuk e kërkonin dhënien e bakshishit.

Në mbarë Shtetet e Bashkuara, po shtohet zhgënjimi mbi praninë e vazhdueshme të bakshishit.

Disa konsumatorë po ankohen nga kërkesat për bakshish gjatë udhëtimeve, ndërsa të tjerë thonë se janë të lodhur nga kërkesat për të lënë shpërblim edhe për blerjen e një biskote ose të një filxhani të thjeshtë kafeje në lokalet e lagjes.

Ndërsa më shumë biznese përdorin metodat e pagesës digjitale, klientëve automatikisht u kërkohet të lënë një bakshish në vende që zakonisht nuk do ta bënin.

Disa thonë se kjo është bërë acaruese pasi çmimi i artikujve është rritur në qiell për shkak të inflacionit, i cili u zbut në 6.5% në dhjetor, por ende mbetet jashtëzakonisht i lartë, raporton VOA.

Megjithatë, për punëtorët, rritja e kërkesave për bakshish është një risi e mirëpritur.

“Ne nuk pranojmë pagesa në para në biznesin tonë dhe kështu është e lehtë për ne të gjurmojmë të gjitha prirjet e ndryshme, sepse çdo transaksion regjistrohet, çdo bakshish regjistrohet. Ne jemi disa pikë përqindjeje në rritje për këtë arsye”, thotë Vincent Rotolo, pronar i picerisë Good Pie.

Sipas Square, një nga kompanitë më të mëdha që operon metodat e pagesave digjitale, bakshishi në restorantet me shërbime të plota u rrit me 25.3% në tremujorin e tretë të vitit 2022, ndërsa bakshishi në restorantet me shërbime të shpejta ose vetë-shërbim u rritën me 16.7% krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2021.

Të dhënat e siguruara nga kompania tregojnë rritje të vazhdueshme për të njëjtën periudhë që nga viti 2019.

Tradicionalisht, konsumatorët janë krenarë të lënë bakshish të mirë në vende si restorante, që zakonisht i paguajnë punëtorët e tyre më ulët se paga minimale dhe bakshishi plotëson rrogën e tyre.

Por akademikët që studiojnë këtë temë thonë se shumë konsumatorë tani ndihen të irrituar nga kërkesat automatike për bakshish në kafene dhe restorante të tjera ku bakshishi zakonisht nuk pritej, pasi shërbimi zakonisht është i kufizuar.

“Duket sikur të gjithë po kërkojnë të marrin një bakshish, qoftë në dyqanet e pajisjeve apo dyqanet ushqimore. Dhe me të vërtetë besoj se fajtor për këtë është teknologjia”, thotë Mike Avella, instruktor në Shkollën e Mikpritjes në Universitetin DePaul.

Disa konsumatorë preferojnë të lënë bakshish në dyqanet apo kompani të vogla.

“Ka më pak gjasa të jap bakshish për korporata të ndryshme. Ka më shumë gjasa të jap bakshish nëse është një biznes i vogël dhe i pavarur,” thotë Anna Wolf, një banore e Çikagos.

Metodat e pagesës digjitale kanë ekzistuar për disa vite, megjithëse ekspertët thonë se pandemia ka përshpejtuar më shumë prirjen drejt bakshishit.

Ndërsa kërkesat për bakshish janë bërë më të zakonshme, disa biznese po i reklamojnë ato në postimet e tyre të punës për të joshur më shumë punëtorë, edhe pse paratë shtesë nuk janë gjithmonë të garantuara.

Pas

Tre të vrarë, katër të plagosur në incidentin e fundit me armë zjarri në Kaliforni

Para

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Para
Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Donald Trump çel fushatën për zgjedhjet presidenciale 2024

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëria voton/ 3.7 milionë shqiptarë zgjedhin parlamentin e ri

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

E frikshme në Sarandë! Komisioneri i PL-së pëson krizë epileptike, kandidati i PS-së ndërhyn të japë ndihmën e parë

Silvio Gonzato në takim me prokurorët e Prokurorisë Fier dhe SPAK, diskutime rreth procesit zgjedhor të votimit

Mbyllet etapa e tretë dhe e fundit e “Giro d’Italia” në Shqipëri! Çiklisti danez arrin fitoren e dytë në Vlorë

Konflikt brenda qendrës së votimit në Paskuqan, kërkohet ndërhyrja e policisë

Aksident në aksin Korçë–Pogradec, babë e bijë përfundojnë në spital

Giro d’Italia nuk shtyn orarin e votimin në Vlorë/ Komisioni rregullator rrëzon kërkesën e PS

KQZ përditëson të dhënat! Deri në orën 17:00, votuan 38.75 përqind e zgjedhësve

Aksident në aksin Korçë-Pogradec: Mjeti del nga rruga, dy të plagosur në Pirg

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.