Balaj ka zgjedhur të nxehtin e botës latine për të shijuar ditët e pushimit përpara se t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që do të zhvillojnë në janar. Sulmuesi shkodran së bashku me mikun e tij Edon Hasani gjatë pushimeve të fundvitit që po kalojnë në Rio de Janiero kanë takuar legjenden e Brazilit, Romario.
Bomberi i kuqeiznjëve dhe mesfushori i Kukësit kanë shkrepur një foto me ish yllin e Brazilit në plazh.
Balaj luan në Rusi me Terek Groznin ku ka shkëlqyer me paraqitjen e tij.