Një balenë johur edhe si Tahlequah tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare duke mbajtur të ngordhur për rreth 17 ditë, trupin e vogëlushit të saj, duke notuar nëpër oqenanin Paqësor.
Por ditën e djeshme balena është dalluar të notojë pa trupin e vogëlushit të vet, për të parën herë që nga korriku, raportojë medita ndërkombëtare.
Balena, e njohur nga kërkuesit edhe si J35, më në fund ka rifilluar të ushqehet dhe të zbavitet me tufën e saj, pas asaj që mund të quhet me plot gojën, periudhë zie.
“Turneu i saj i pikëllimit është mbaruar dhe sjellja e saj është jashtëzakonisht e frikshme”, janë shprehur ekspertët.
Nëna, duket se ka braktisur më në fund trupin e pajetë për shkak se ai kish nisur të dekompozohej. Orka kish lindur më 24 korrik në atë që duhej të ishte një ngjarje e gëzuar për klanin e saj. Balenat në fakt po stërmundohen për shkak të mungesës së salmonit dhe këlyshi i J35 vdiq menjëherë pas lindjes.
Fonjsha e saj vdiq minuta pas lindjes më 24 korrik dhe ajo e mbajti atë me të përtej 1,000 milje përpara se të braktiste më në fund trupin kur u dekompozua.
(E.V/Faxweb.al)