Pse është përfshirë DEA-s amerikane në hetimin ndaj Klement Balili, i ashtuquajtur “Eskobari i Ballkanit”? Kësaj pyetje i ka dhënë përgjigje gazetari i News 24, Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Opinion”.
Sipas tij, DEA nuk merret me kanabisin, por me gjëra të mëdha, duke patur parasysh trafikun ndërkombëtar të kokainës.
“Është futur DEA sepse me 17 prill të vitit 2015 është kapur një shtetas britanik, i cili transportonte 23 kg kokainë nga Ekuadori, duke e futur në kryeqytetin britanik Londër, ndërsa ka rezultuar, se ai po e bënte këtë trafik për llogari të këtij grupi”, tha Hoxha në “Opinion”.
Klement Balili është në kërkim policor prej disa ditësh, pas masës së sigurisë “arrest me burg” të nxjerrë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, por deri tani nuk ka asnjë rezultat konkret.