Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla u shpreh se PS do të ketë një reagim të ashpër në rast se prokuroria ngre një akuzë zyrtare në drejtim të kryebashkiakut të Bulqizës, Lefter Alla.
Balla tha më tej se PS nuk merr në mbrojtje asnjë person, dhe se drejtësia është e lirë që në çdo rast të bëjë detyrën e saj, madje përshëndeti nisjen e hetimeve të SPAK në drejtim të Allës.
“Prej dhjetorit 2019 kur ka filluar puna SPAK, subjekti i së cilës janë nga presidenti tek të zgjedhurit vendorë, duhet të pranojë një standard ndryshe nga ai që ka qenë. Unë dua ta përshëndes SPAK për fillimin e një hetimi të plotë. PS nuk do të marrë kurrë në mbrojtje askënd.
Unë nuk i di pistat ku po heton prokuroria. Sapo prokuroria të ketë ngritur akuza reagimi im do të jetë i ashpër. Bashkohem me qytetarët e Bulqizës për të ndjerë neveri nëse vërtetohet ashtu si ndjejmë neveri për partitë që po e përdorin. Unë nuk i kthej asnjë përgjigje Partisë Demokratike. P
D ka akuzuar kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës dhe prej 6 muajsh nuk është vërtetuar asnjë akuzë. Ju thatë 5, mund të ketë edhe 55, por tani kemi organet e drejtësisë për t’i shkuar deri në fund.
Rast i djeshëm është një rast për të vërtetuar se çështjeve nuk mbyllen me një akuzë politike. Ajo që duam ne është se nëse vërtetohen akuzat është që dënimi të jetë i ashpër”, tha Balla.
(E.K/Faxweb.al)