Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta dhe akuza mes palëve. Kjo ka ndodhur për shkak se është parashikuar në rend dite që të votohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, ku i renditur i dyti është edhe Ardian Dvorani.
Deputeti Oerd Bylykbashi, theksoi se Dvorani nuk është personi i duhur për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
“Nuk mund të jetë në Gjykatë ai që e ka filluar karrierën duke dhunuar dhe kërkuar ndëshkimin e atyre që kërkonin liri dhe demokraci”, tha Bylykbashi.
Ky pretendim i Bylykbashit mori përgjigjen e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla:
“Procedura është e përcaktuar qartë se mbi ç’bazë kërkohet fjala. Shërbëtori i sekretarit të partisë dhe i non gratës duhet ta lajë gojën 100 herë para se t’i zëre emrin me gojë kam të luftës kundër korrupsionit të shpallur nga Blinken. Meqë e përdoret fjalën kampion, po është kampion në luftën kundër korrupsionit,. Foltorja në kuadër të marrëveshjes me partinë e lekëve e ka kusht ta sulmojë një gjyqtar të ndershëm si Dvorani. Është jo etike që në fillim të seancës, ku nuk kemi shkuar ende te ajo çështje, kompetenca e kuvendit nuk është të hyjë në një proces vlerësimi që e ka bërë KED. Duhet të respektojmë rregulloren. Të vlerësojmë procesin që ka bërë KED dhe sulmet personale nga shërbëtorët e non gratave, që sulmojnë gjoja në emër të luftës së dikurshme të klasave nuk i bën mirë shëndetit të punës parlamentare”, tha ai.