Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është paraqitur në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për tu përballur me kreun e PD-së, për akuzën për shpifje në lidhje me kapjen e 3.4 milionë euro në makinën ‘Toyota Yaris’ në Durrës.
Por Lulzim Basha nuk ishte i pranishëm, ai ndodhet në një vizitë në SHBA.
Balla në deklaratën e tij u shpreh se ky process do të jetë i gjatë me muaj, ose mbase edhe 1 vit por u shpreh i sigurtë se në fund Basha do ti kërkojë ndjesë atij për shpifjet e ulëta.
“Unë dua t’i them mbarë opinionit publik se në fund të këtij procesi që mund të jetë i gjatë, ndoshta me muaj, ose edhe 1 vit. Por në fund me vendim gjyqësor Lulzim Basha do të më kërkojë ndjesë mua dhe kolegëve të mi për shpifjet e ulëta. Pas shumë pak verifikimeve na doli që Lulzim Basha i njihte këto persona.
Kjo është një seancë e parë, unë dua të përballem drejtpërdrejt me Lulzim Bashën, ai më ka hedhur akuzën, unë nuk mund ta ulë veten që të përballem me punëtorët e Lulzimit, do ta pres edhe nëse vonohet nga Amerika. Do të ketë plot seanca dhe Lulzimi medoemos do të vijë të përballet në gjykatë”, tha Balla. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post