Deputeti socialist Taulant Balla është kundërpërgjigjur nga Elbasani deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi për akuzat e kësaj të fundit mbi reformën në drejtësi.
Balla me ironi u shpreh se LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë.
“Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”,- tha Ballla.
Pak ditë më parë, deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi kritikoi ligjin e arsimit të lartë dhe reformën në arsim të cilën e cilësoi një pseudoreformë, si dhe u përplas me deklarata me ministren e Arsimit Lindita Nikolla. (J.V/Shuplaka)